Si u bënë bashkë ‘erdoganisti’ Sinan Idrizi dhe ‘gulenisti’ Klodian Allajbeu: ortakë në PPP e Hemodializës
Në Shqipëri nuk po përfillet ultimatumi, që Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i ka dhënë kryeministrit Edi Rama, për të goditur gulenistët, duke u mbyllur bizneset, duke i dëbuar nga Shqipëria dhe arrestuar e ekstraduar sipas listës së dërguar në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.
Dokumentet që po publikon “Pamfleti”, faktojnë se urdhrin e sulltanit turk, nuk po e zbaton as “jeniçeri” i tij erdoganisti Sinan Idrizi i çarterit të Bablokut, duke u bërë ortak dhe shkëmbyes i miliona Euro aksione me gulenistin Klodian Allajbeu të “Spitalit Amerikan”.
Erdoganisti Sinan Idrizi e gulenisti Klodian Allajbeu, të dy pjesë e klanit mafioz të Edi Ramës, si përfitues asetesh shtetërore, sekserë, trafikantë e pastrues parash, janë bashkuar në ortakëri nën maskën e kompanisë “ARIMO BV”.
Kjo kompani me qendër në Holandë e në pronësi të Klodian Allajbeut, ka marrë dhe fshehur PPP-Hemodializën, me shitje fiktive nga firma “Evita Sh.p.k” e vajzës së xhaxhait të tij, Majlinda Allajbeu, duke përdorur dhe kompaninë “Mega Pharma” të Petrit Vasilit.

Më 26 prill 2022, Klodian Allajbeu, nëpërmjet kompanisë së tij “ARIMO BV” të PPP-Hemodializës, krijoi filialin “SI-ALBANIA Sh.p.k” në Tiranë me kapital 100 lekë, me administratore Emirljana Erden nga Fieri, e martuar në Turqi, njëherazi kunata e Sinan Idrizit dhe administratore e bizneseve të tij e Klodian Allajbeut.

Dy muaj pas krijimit, më 8 qershor 2022, kompania “ARIMO BV” e Klodian Allajbeut, i transferon 7.9 miliardë lekë bijës së saj “SI-ALBANIA Sh.p.k”, ndërsa 1 muaj më pas, në datën 1 korrik 2022 ia shiti Sinan Idrizit, sa vlera e kapitalit që shtoi.
Saktësojmë, se Klodian Allajbeu e krijoi firmën “SI-ALBANIA Sh.p.k”, 10 ditë pasi Sinan Idrizi, nënshkroi kontratën me Bashkinë e Tiranës, për marrjen e godinës së kolegjit gulenist “Mehmet Akif” në Tiranë.

Në muajin korrik 2022, Klodian Allajbeu ia shiti firmën Sinan Idrizit, ndërsa 3 muaj më pas, me 22 shtator 2022, qeveria shqiptare mbylli kolegjin turk “Mehmet Akif” dhe ndërtesën ia dha Sinan Idrizit me afat përdorimi falas 99 vite për gjoja aktivitete arsimore; pra, sipas objektit të firmës “SI-ALBANIA Sh.p.k”.
Kjo ishte skema e treshes Rama- Allajbeu- Idrizi, për të vazhduar bizneset arsimore të linjës së Erdogan në Shqipëri, por mes tyre i futur edhe gulenist Klodi, i cili sipas aneks-kontratës, ka pjesë në këtë biznes, nëpërmjet kompanisë së tij “ARIMO” të PPP-Hemodializës./Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



