E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u gjobit Pëllumb Salillari nga një numër me emrin “Edi”!
Lajme

Si u gjobit Pëllumb Salillari nga një numër me emrin “Edi”!

Zbardhet dosja e prokurorisë, 3 të arrestuar

Mbrëmjen e 5 janarit 2023 rreth orës 22:30 të mbrëmjes në aplikacionin signal në telefonin e biznesmenit Pëllumb Salillari, pronar i kompanisë ndërtuese salillari SHPK mbërriti një mesazh nga një kontakt me emrin “Edi”.

Sikurse rezulton nga dosja hetimore, Salillari i është pergjigjur pas disa minutash me fjalët “mire shef si jeni?”, duke treguar se e ka njohur dërguesin e atij mesazhi. Nga ana tjetër i shkruajnë “doja me të thënë dicka, por po i them dikujt tjetër”.

Sipas dosjes hetimore që News24 e disponon, pikërisht këtu Pëllumb Salillari kupton se po tentonin ta mashtronin. Për këtë arsye, vendosi të njoftonte policinë dhe të rrëfente gjithçka po i ndodhte. Nga hetimi rezultoi se shtetasit Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, të cilët ndodhen aktualisht nën masën e arrestit me burg, kishin mundur të ndërhynin në rrjetin Signal dhe të bënin të mundur që t’i shkruanin biznesmenit të njohur, mesazhe që atij i shfaqeshin me dërgues kontaktin me emrin “Edi”.

Në fakt bëhej fjalë për një numër anglez që personat e përdornin për të zhvatur para nga biznesmenë të ndryshëm. Policia i kërkoi Sallillarit të vijonte bisedën dhe të linte takim me personat që i shkruanin.

Salillari i shkruan më tej tekstshkruesit: Më thuaj të lutem pa problem.
Personi i shkruan: Ia jep dot robit 150 000 euro dhe rregullohemi.

Për të bërë të mundur arrestimin e mashtruesve Salillari udhëzohet të lërë takim me ta. Me vendim të prokurorisë, u tërhoq nga llogaria e Ministrisë së Brendshme shuma prej 150 000 eurosh, brenda së cilës u vendos GPS, për ta gjurmuar.

Në momentin e takimit, sikurse ishte lënë mes palëve, mbërrin një person në banesën e Salillarit dhe merr lekët. Në momentin kur të dyshuarit po largoheshin policia ndërhyri dhe bëri arrestimin.

Më pas gjatë kontrolleve në banesat e tyre u gjetën shuma të konsiderueshme parash mbi 120 000 euro të dyshuarit nuk i justifikojnë dot dhe ka dyshime se këtë aktivitet kriminal e kanë kryer edhe ne raste të tjera./ Marrë nga BW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.