E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u shmang ekzekutimi i të riut në Elbasan, që mori tre plumba
Publik News

Si u shmang ekzekutimi i të riut në Elbasan, që mori tre plumba

Në lidhje me atentatin në Elbasan, burime pranë grupit hetimor pohojnë se ngjarja ka qenë e mirëorgnizuar dhe autori, apo autorët, kanë pasur si qëllim eleminimin e 23 vjeçarit.

Si pasojë e patrullimit të shpeshtë, që ka bërë policia në qendër të qytetit, atentatori (atentatorët), nuk kanë mundur të dalin nga automjeti për të realizuar eleminimin e Kei Pikut.

Autorët kanë qëlluar drejt 23 vjeçarit, nga brenda automjetit në të cilin ndodheshin.

Pasi ka pikasur se po qëllohej, i riu iu është shmangur plumbave drejt tij, dhe ka shkuar në fund të makinës së parkuar, ku ka rënë në toke. Mësohet se Kei Piku, ka marrë 3 plumba dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me sa duket patrulla e policisë, është ndodhur shumë pranë vendit të ngjarjes, pasi kanë qenë efektivët që kanë gjetur të riun, dhe e kanë përcjellë më pas, drejt urgjencës së spitalit të Elbasanit.

Sakaq policia është duke ushtruar kontroll në gjithë pikat kyce të qytetit të Elbasanit, ndërkohë ka shoqëruar disa persona, si të dyshuar se kanë dijeni për atentatin ndaj të riut./abcnews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.