Simeone nuk kërkon justifikime: Juvja e meritoi, ishin më të zotë!
Nuk kërkon justifikime Diego Simeone pas 3-0 me të cilën Juventusi eliminoi Atletikon e tij nga Liga e Kampionëve. “Ata ishin më të zotë”, pranon trajneri argjentinas në fund të ndeshjes.
Në pjesën e parë, ne nuk ishim në gjendje që të gjenim pozicionimet e duhura, ndërsa ata erdhën disa herë në zonën tonë dhe vazhdonin të krijonin rreziqe dhe neve na duhej të mbroheshim”. Kur e pyesin nëse u surprizua nga taktika e italianëve, me Emre Xhanin në fazën e ndërtimit të lojës, i cili kthehej deri në nivelin e mbrojtësve, ai përgjigjet: “Ne i kishim përgatitur të gjitha situatat. Duhet t’i urojmë ata. Ishin më të zotë se ne. Shkoi kështu dhe e merituan kualifikimin. Ndonjë gabim e bëmë. Ata u treguan më të saktë taktikisht, në topat e dytë, në gjithçka”.
ME CR7 NDODH – Pastaj ndalet për vlerësimet edhe të njeriut të ndeshjes, Krsitiano Ronaldo, i cili edhe e imitoi gjestin e tij të ndeshjes së parë. “Është mes më të mirëve në botë. Mund të ndodhë që në ndeshje të tilla të shënojë këta gola. E pa gjestin që unë bëra në ‘Vanda’ dhe e imitoi për të treguar karakterin e tij”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



