Naim Noka / Sinqeriteti i ambasadorit amerikan Donald Lu tani që po ikën
Ambasadori SHBA Lu e nisi me gjimazistet në Rreshen duke u kujtuar të rinjëve se duhet të merrni fatin tuaj në dorë…
Sot ai mbajti nje fjalim në sallën ku mësoi gjyqtarja Firdes me urdhër mbrojtje nga gjykata që nuk e mbrojti dot. Ndoshta pas kaq kohësh zoti Lu ka kuptuar se qenka kaq e vështirë të punosh pa u përlyer në këtë fshatin gjigand të Rigertës me emrin Shqipëri.
Foli shqip dhe anglisht , herë me diplomaci e herë troc por… fshati që duket nuk ndryshoi aspak. Ambasadori Lu në fund të mandatit ka menduar të paktën për një moment ky fshat që kutërbon e qelbet nga plehrat dhe betoni nga Butrinti e deri në zemër të Tiranës nuk ka shpëtim prandaj ca gjëra duhen thënë thjeshtë dhe pa medyshje. Ai nuk u flet politikanëve sepse është bërë i mërzitshëm në këto vite duke perseritur vazhdimisht te njejtat citate.
Ai po u thotë shpresëhumburve, atyre që duan emrin, familjen, detin , Butrintin, fshatin e Prosekut, Saukun e Vllahutin dhe të Zamir Manes, burgun e Shullazit dhe Kryeministrine e Ramës, ShQUPIn zyrtar të Lulit dhe parlamentin e Gramozit, Betonin e Tiranës së Erion Velisë, atdheun e rinisë që shullehet kafeneve dhe masturbohet në rrjetet sociale.
Ai po flet për veshin e atyre që kanë : 20 familje dhe kater klane kryesore drejtojnë 900 mije familje. Ai po na thotë shqip e pastër: ekonomia rakitike mezi mbulon nevojat e ketyre 20 familjeve grosiste. Ai po na thotë se edhe në darkë “kazanet “mediatike të Sandrit , Vjollcës , Dulakut, Bolinos ju kanë shplarë trurin me gjellë telenovelash turke ose debate që i kontrollon Oligarkia.
Ai po na thote : Shikoni reklamat ne televizionet e tyre dhe blini ushqimet më të pakontrolluara ne Europë. Thithni ajrin më të ndotur në rajon. Pini ujin e ambalazhuar me analiza skandaloze dhe argëtohuni me “pronaren 300 dhive”. Ai po na thotë se në këtë “ fshat “ të vetmen gjë që po ju lë mall të lirë është kanabisi dhe qe keni shumë stok nga viti 2016 . Ai po thotë shqip: si duhet përmbysur kjo kastë dhe si të shpëtojmë nga katastrofa e sigurtë që na pret.
Ai po na thote se varfëria pjell krim, droge, korrupsion, prostitucion,gjobëvënie, hajdutëri dhe ky zinxhir nuk mbaron kurrë derisa politikanet jane ortake dhe suporti i krimit. Ambasadori ka vendosur të paktën të jetë i qetë shpirtërsht pasi për katër vite ka parë dhe prekur realitetin e një vendi kaq te vogel me gjysmën e popullsisë të emigruar dhe një grusht horrash të pangopur që vegjetojnë ne këtë fshat të varfër kontrastesh të mëdha, me shpresë se një ditë të rinjtë e rrjeteve sociale të dalin nga “realiteti” absurd i fshatit të 1001 gënjeshtrave me emrin Shqipëri.
Ambasadori të paktën edhe pse vonë lutet me veten sepse i dhimbset ky vend i bukur me 3 milione banorë qe janë katandisur në këtë gjendje pa shpresë . Ai e ka hequr kostumin e ambasadorit dhe po flet si amerikan që i vjen keq për fatin e trishtë të këtij fshati absurd… Prandaj edhe për këtë shërbim edhe pse vone ne duhet t’i themi faleminderit Donald Lu sepse po flet me emra.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



