E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Situta e Covid jashtë kontrollit, Rama po luan me jetën e shqiptarëve
Publik News

Situta e Covid jashtë kontrollit, Rama po luan me jetën e shqiptarëve

Kapacitetet spitalore drejt ezaurimit, situata jashtë kontrollit, Edi Rama vijon të luaje me jetën e shendetin e shqiptareve.

Para 8 vitesh u kerkove votën duke i premtuar shendetesi falas; I GENJEVE

Para 4 vitesh i kërkove votën, me dajre në dorë duke i premtuar 300.000 vende pune; I MASHTROVE

Sot prej nje viti shqiptarët presin qe TI të besh transparence mbi fondet që t’u alokuan e donacionet që tu ofruan në mbështetje të dëmëve që shkaktoi termeti i 26 Nentorit; TI PERSERI PO MASHTRON, duke lënë familje të tëra ende në çadër, në mëshirë të fatit. Sot për fat të keq, si e gjithë bota po përballemi me pandeminë e Covid 19, por ndryshe nga liderët e tjerë ti e ke lënë situaten në rënie të lirë, dhe e gjitha kjo, ky keqmenaxhim, mungesë përgjegjshmerie po rrezikon jetën e shendetin e Shqiptarëve.

Në nisje të pandemisë të paralajmeruam të siguroje tampone; NUK E BERE.

Në Qershor vizitove për herë të dytë ambjentet e improvizuara të një spitali Covid 4, ku u shprehe që janë gati; GENJEVE, SOT ATO NUK KANE APARATURA DHE STAF TE SPECIALIZUAR.

Jemi vendi i fundit në rajon për numrin me të vogël të tamponëve. Kur të gjithë ndjekin një linjë; testim-gjurmim-izolim-trajtim, ti je kundër kesaj rryme duke ndjekur linjën; numër fare të ulët testimesh- pergjigje ekstremisht të vonuar tamponësh-jo gjurmim. E gjitha kjo ka krijuar kaos në spitale, e numër të lartë të prekurish, ku shumica prej tyre po ndiqen në shtëpi, me një barrë shpenzimesh shumë të larta, ku deri sot nuk ka folur askush përveç opozitës, për rimbursimin e tyre.

Jemi vendi me numrin më të ulet të mjekëve për 1000 banorë.

Ekspertët e opozitës propozuan të hapen pavionet në spitalet rajonale, të paktën rastet klinike jo të rënda të hospitalizoheshin në këto spitale, që të ulej mbingarkesa në QSUT dhe spitalet Covid, që pacientet të mos sorollateshin e deri të humbnin jetën apo të mos shtriheshin oborreve të spitaleve, apo të mos qëndronin orë të tëra nëpër makina ambulance, sa të lirohej nje shtrat. Mos harrojmë jemi ende në fillim të Nentorit dhe i ftohti ende nuk ka nisur, atëherë kur situata shpresojmë të mos precipitojë e ta gjejë sërish Edi Ramen, përballë të vetmes zgjidhje atë të tankeve në rrugë dhe të bëjë gogolin me qytetarët në ekrane e nepër telefona. E gjitha kjo sepse nuk denjoi të alokonte fonde të mjaftueshme për përballimin e situatës, por përkundrazi në kohë pandemie bëri tendera sekrete, koncensione e PPP, mbylli laboratorin në QSUT duke ia kaluar koncensionarit. Gjen vend për të abuzuar dhe me medikamentet e përdorura për pacientet Covid, duke përzgjedhur në tenderime klientet preferencialë siç është rasti i Remdesivirit.

Edi Rama luajte e u talle me fatet e këtij vendi, por të luash me shendetin e jetën e shqiptarëve, është e pafalshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.