E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
S’ka më dyshime, Berisha i pret biletën ‘one-way’ Ervin Salianjit
Lajme

S’ka më dyshime, Berisha i pret biletën ‘one-way’ Ervin Salianjit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ish-deputeti Ervin Salianji është vetëpërjashtuar nga radhët e PD-së.

Deklarata u bë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, zhvilluar në selinë blu, ku Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me reagimet e fundit të Salianjit dhe mungesën e tij në këtë forum.

“Besoj se jam shprehur përfundimisht në konferencën e shtypit. Ai ju ka akuzuar ju se bashkëpunimi me krimin qenka vijë e kuqe. Edhe njëherë, gjithçka kam pasur për këtë çështje e kam thënë si kryetar i PD-së dhe asgjë nuk e ndryshon këtë qëndrim”, u shpreh Berisha.

Deklarata e Berishës vjen një ditë pasi Ervin Salianji sqaroi publikisht se mungesa e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar kishte qenë e qëllimshme, duke lënë të kuptohet për një distancim të hapur nga drejtimi aktual i partisë.

I pyetur për protestën kombëtare të paralajmëruar më 22 dhjetor përpara Kryeministrisë, Berisha u shfaq optimist për një mobilizim masiv të opozitës dhe qytetarëve.

“Kjo është mbledhja e tretë radhazi e forumeve të Partisë Demokratike – Kryesia, Grupi Parlamentar dhe Këshilli Kombëtar – të gjitha në një linjë të qartë politike që shënon fillimin e revoltave. Këto protesta do të ndalen vetëm kur ky regjim të arkivohet në banesën e turpit të historisë. Ka një gatishmëri dhe vendosmëri që nuk e imagjinoni dot. Një energji që kjo parti nuk e ka pasur kurrë më parë”, deklaroi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.