E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal, ilaçe të skaduara në burgje, KLSH kërkon shkarkimin e Agim Ismailit
Publik News

Skandal, ilaçe të skaduara në burgje, KLSH kërkon shkarkimin e Agim Ismailit

Hije skandali me burgjet shqiptare, ku Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer tendera abuziv për furnizimin me ushqime dhe barna të skaduara që më pas do t’u shpërndaheshin të burgosurve. Konstatimi është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që për këtë ka kërkuar shkarkimin e të gjithë kupolës drejtuese të burgjeve, përfshirë

Drejtorin e Përgjithshëm Agim Ismaili. Në dy tenderat me vlerë mbi 4 milionë lekë të reja, sipas KLSH ka pasur shkelje të ligjit dhe për këtë arsye, i kërkohet prokurorisë hetimi i çështjes ndërsa Ministrisë së Drejtësisë, shkarkimi i 4 zyrtarëve.

KLSH:

“I rekomandojmë Ministrit të Drejtësisë si institucion epror, referuar shkeljeve të konstatuara në fushën e prokurorimeve publike dhe menaxhimit financiar si dhe përgjegjësive individuale të evidentuara dhe pasqyruar në aktkonstatimet përkatëse dhe pjesës së raportit Përfundimtar të Auditimit, të vlerësojë shkeljet e konstatuara dhe të vendosë marrjen e masave disiplinore largim nga puna për:

z.Agim Ismali, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

zj.Avidiana Pali, Drejtor i Financës

3.z.Ardit Tabaku Drejtor Juridik

4.z.Arjan Koçiaj në cilësinë e anëtarit të KVO

KLSH ka gjetur shkelje gjatë një auditimi bërë në burgjet shqiptare, konkretisht në tenderin e ushqimeve dhe ilaçeve të skaduara, konkretisht me vlera 2.3 dhe 1.8 milionë lekësh, por deri më tani Prokuroria vazhdon të heshtë, pavarësisht se kanë kaluar 20 ditë nga dorëzimi i raportit KLSH i kërkon Ministrisë së Drejtësisë që të ngrejë një grup pune për të analizuar shkaqet dhe mangësitë që kanë çuar në këto problematika të këtyre tenderëve, si dhe marrjen e masave të personave përgjegjës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.