Skandal në Fushë-Krujë, dhunohen lojtarët e Skënderbeut
Skënderbeu ka denoncuar një akt dhunë përpara takimti me Kastriotin që do të nisë në 14:00 në Fushë Krujë.
“Rreth 25 persona të paautorizuar brenda stadiumit ‘Redi Maloku’ kanë goditur dhe dhunuar lojtarët Oto Xhon, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç. Asnjë forcë policie në stadium për të ruajtur rendin”, shkruan faqja zyratre e korçarëve në “Facebook”. Më poshtë reagimi:

Ndërkohë, gazetari i Supersport në Fushë Krujë, Elvis Rexha raporton se dhuna ndaj korçarëve është ushtruar në momentin që këta të fundit po zbrisnin nga autobusi, për t’u futur në stadium.
Rexha raporton gjithashtu se drejtuesit e klubit korçar kanë kërkuar që ndeshja të mos luhet sot, pasi nuk janë kushtet ideale për të luajtur këtë sfidë. Vetëm para pak minutash korçarët janë futur në dhomën e zhveshjes, por nuk dihet ende vendimi i marrë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



