Skandal te Magjistratura e Arben Rakipit
Pershendetje, ju pergezoj per profesionalizmin,dhe problematikat reale qe trajtoni.
Ju percjell nje informacion qe do te trondiste nje shtet ligjor nese do ekzistonte nje i tille.
Shkolla e Magjistratures ne kundershtim me Kushtetuten neni 136/a pika 2 dhe neni 148/ ç pika 2 (*Ku thuhet se kriteret per gjyqtar dhe prokuror caktohen me ligj)
Ka caktuar kritere pa ligj bazuar ne Rregulloren e brendshme qe eshte nje akt nul (pa fuqi juridike) pasi Nuk eshte i botuar me QBZ Qendra e Botimeve Zyrtare , qe botohen aktet me fuqi juridike.
Ne kundershtim me Kushtetuten shkolla e Magjistratures , jo vetem qe Nuk e ka botuar ne Fletore Zyrtare (QBZ) , Rregulloren e Brendshme , por ne kundershtim me cdo norme ligjore e perdor kete akt (Rregulloren e brendshme qe nga ana juridike sa kohe eshte e pabotuar ne QBZ Nuk ka asnje fuqi juridike) , Shkolla e Magjistratures e perdor kte ‘Rregullore-Pacavure’dhe me kte kualifikon ose skualifikon kandidate per gjyqtare dhe prokuror qe konkurojne.
E thene me thjesht , Shkolla e Magjistratures e A.rakipit justifikon kualifkimin dhe skualfikimin e kandidateve per gjyqtar dhe prokuror ne nje akt pa vlere juridike.
Kjo e dhene do perbente nje shperdorim detyre per cdo drejtues te nje institucioni drejtesie qe te justifikoje kualifkimin / skualifikimin e nje kandidati bazuar ne nje akt te pabotuar ne QBZ . Por ky skandal edhe pse qarkullon ne qarqet e drejtesise , Nuk kane guxim ta elaborojne pasi eshte megaskandal nje procedure e tille.
Per te vertetuar kte skandal , mjafton nje shkres e thjeshte ose email drejtuar QBZ (Qendres Botimeve Zyrtare qe eshte organ publik ne varesi Ministrise Drejtesise , e cila boton cdo akt nga Kushtetuten deri te nje akt me
I thjesht) Ku ta pyesni nese :
A rezulton e botuar “Rregullorja e Brendshme “ e Shkolles Magjistratures, ?! Dhe do ju kthejne pergjigje qe Nuk eshte e botuar ne QBZ , ( per rrjedhoje Nuk ka asnje fuqi ligjore ) por shkolla e A.Rakipit e perdor per te hequr kandidat dhe vene kandidat pa akt te botuar ne QBZ
Bordi i Shkollës së Magjistraturës, nën drejtimin e drejtorit Arben Rakipi, ka vendosur të heqë mesataren për hyrjen e studentëve në institucionin që përgatit gjyqtarët dhe prokurorët e rinj.
Prej fillimit të këtij institucioni, në vitin 1997, Shkolla ka pasur si kriter bazë për pranimin e studentëve që të kenë notën e lëndëve kryesore mbi 8.
Bordi, në një njoftim të konsideruar “të rëndësishëm” dhe të shpërndarë të mërkurën e kësaj jave thotë se, “në mbledhjen e datës 29 janar 2024, u vendos të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi 8 (tetë) të lëndëve kryesore”.

Ky vendim është një hap shumë i rëndësishm pas, duke krijuar premisa që të pranohen gjyqtarë dhe prokurorë të së ardhmes, të cilët kanë defiçenca në arsimin bazë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



