Skandali i pagave të OJQ-ve

USAID dhe Soros, pagesa marramendëse në Shqipëri
Një listë që pasqyron pagat mujore të administratorëve, drejtuesve ekzekutivë, koordinatorëve dhe punonjësve në organizata të financuara nga USAID dhe Fondacioni Soros në Shqipëri ka tronditur opinionin publik. Publikimi i kësaj liste ka ardhur në një kohë kur në SHBA po zhvillohet një debat i ashpër mbi mënyrën se si USAID shpërndan fondet e taksapaguesve amerikanë për projekte të shoqërisë civile në vende të ndryshme të botës, përfshirë Shqipërinë.
USAID, Soros dhe Fondet për Shoqërinë Civile
Prej vitesh, USAID ka financuar projekte të shumta në Shqipëri me qëllimin e shpallur për forcimin e institucioneve dhe mbështetjen e shoqërisë civile. Po ashtu, Fondacioni Soros ka qenë një nga aktorët kryesorë në këtë fushë, duke ndikuar në zhvillimin e organizatave joqeveritare. Megjithatë, debati mbi transparencën e këtyre financimeve ka qenë i vazhdueshëm, ndërsa shumë kritikë kanë vënë në dyshim efektivitetin dhe paanshmërinë e këtyre organizatave.
Lista e publikuar tregon se disa drejtues të organizatave të financuara nga USAID dhe Fondacioni Soros në Shqipëri paguhen shuma marramendëse. Sipas të dhënave, disa pozicione në OJF kanë paga që variojnë nga 187,000 lekë në muaj deri në 3.1 milionë lekë të reja në muaj, ekuivalente me rreth 31 mijë euro në muaj.
Në krye të listës qëndron drejtori ekzekutiv i Fondacionit Soros në Shqipëri, Andi Dobrushi, i cili rezulton me një pagë prej 31 mijë eurosh në muaj, ose rreth 370 mijë dollarë në vit. Këto shifra janë më të larta se pagat e drejtuesve të shumë institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare.
Përgjegjshmëria dhe Transparenca
Kjo ngjarje vë në pah edhe një herë mungesën e transparencës në mënyrën sesi shpenzohen fondet ndërkombëtare në Shqipëri. Kush i monitoron këto fonde? A është kjo mënyra më e mirë për të ndihmuar zhvillimin e shoqërisë civile?
Në një kohë kur në SHBA administrata e Donald Trump ka akuzuar USAID-in si një “organizatë kriminale” që financon OJQ-të e të majtës radikale, këto shifra vetëm sa e shtojnë skepticizmin mbi mënyrën se si këto fonde përdoren në Shqipëri.
Publikimi i listës po bëhet për transparencë. Nëse shoqëria civile në Shqipëri financohet me para të huaja, atëherë publiku ka të drejtë të dijë se si përdoren këto fonde dhe kush përfiton prej tyre.
Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros, paga mujore 31 mijë USD.

Auron Pasha, drejtor ekzekutiv IDRA, paga 10 mijë USD në muaj.

Enkelejda Pashaj, administratore e IDRA, paga mujore 6 mijë USD.

Juljana Hoxha, drejtore ekzekutive Partnerët, Shqipëria për ndryshim, paga mujore 5.4 mijë USD.

Iris Luarasi, drejtuese e qendrës Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, paga 3.1 mijë USD në muaj.

Erton Kashta, drejtor ekzekutiv Lëviz Albania, paga 3.7 mijë USD.

Mirela Arqimandriti, drejtore ekzekutive Aleanca Gjinore për Zhvillim, paga 3 mijë USD.

Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive Komiteti Shqiptar i Helsinkit, paga 2.6 mijë USD.

Ines Leskaj, drejtuese e shoqatës Rrjeti i fuqizimit të gruas në Shqipëri, paga 2.5 mijë USD.

Anila Bejko (GJIKA), drejtoreshë ekzekutive e Co-PLAN, paga 4 mijë USD.

Remzi Lani, drejtor ekzekutiv Instituti Shqiptar i Medias, paga 2.4 mijë USD.

Rajmoda Bozo, drejtoreshë ekzekutive Qendra për Shërbim Ligjor Falas, paga 2.1 USD.

Afërdita Prroni, drejtore ekzekutive e Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Demokraci, paga 2 mijë USD.

Armela Pengili, drejtore ekzekutive Qendra Act For Society, paga 1.8 mijë USD.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



