Skandali! Lorenc Vangjeli & CO “fut duart” tek fondet e RTSH-së
Në Radio Televizionin Shqiptar po përflitet për një skandal të mundshëm lidhur me ndarjen e fondeve për emisionet e reja. Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e publik.al, thuhet se gazetarët Lorenc Vangjeli dhe bashkëpunëtorët e tij kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen dhe miratimin e projekteve.


Në qendër të dyshimeve është emisioni “Trialog”, i regjistruar në dokumente si projekt i propozuar dhe autorësi e Ardit Radës, punonjës në JavaNews, media e lidhur me Skënder Minxhozin dhe Lorenc Vangjelin. Thuhet se, ndonëse Vangjeli është pjesë e Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe formalisht ka deklaruar se punon “pa pagesë”, ai përfiton indirekt nga fondet e projektit.
Sipas të njëjtave burime, disa projekte të tjera pa pagesë nuk janë marrë në konsideratë, ndërsa është miratuar ai i Vangjelit, duke ngritur dyshime për konflikt interesi. Po ashtu raportohet se në buxhetin e emisionit janë përfshirë zëra jashtë tarifave zyrtare për të plotësuar kuotat financiare.
Më tej përmendet edhe roli i Erjola Osmanit, e cila dyshohet se ndërmjetëson marrëveshjet për emisionet, në bashkëpunim me drejtues të tjerë në institucion.














Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



