E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me kryebashkiakun e Burrelit/ Koka: Piranjat si SPAK-u i vërtetë i Shqipërisë!
Lajme

Skandali me kryebashkiakun e Burrelit/ Koka: Piranjat si SPAK-u i vërtetë i Shqipërisë!

Gazetari Bledian Koka ka reaguar pas investigimit të bërë nga emisioni Piranjant ku u zbulua një tjetër skandal me kryebashkiakun e Burrelit, Agron Malaj.

Koka është shprehur se Malaj i dha vëllait të tij hidrocentralin për të grabitur burimet ujore të zonës së Burrelit e kështu duke asgjësuar florën dhe faunën atje.

Postimi:

Piranjat si SPAK-u i vërtetë i Shqipërisë!

Emisioni ‘Piranjat’ në SYRI TV ka zbuluar një nga skandalet e kryebashkiakut të Burrelit, Agron Malaj, i cili ka firmosur deri edhe një hidrocentral për vëllain e tij, duke i goditur burimet ujore të pakten dy fshatrave dhe asgjësuar faunën e florën e zonës!

Agron Malaj, i kapur gafil, shtyn gazetaren kur ajo e pyet se si mund të japë leje ndërtimi për të vëllain e saj, por skandali është akoma më flagrant! Vëllai i kryebashkiakut është thjesht administrator i kompanise ARM ose ndryshe “Agron Rifat Malaj”…, praktikisht kompania personale e kryebashkiakut të Burrelit.  

p.s…një bravo për gazetaren, për të cilën asnjë shoqatë gazetarësh apo AMA-sh nuk do të thotë kush një fjalë nesër pse shtyhet me forcë nga një zyrtar i shtetit të Edi Ramës!/ Syri

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.