E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali në  belge, ushtarë të lidhur me mafian shqiptare në trafikun e drogës e armëve
Lajme

Skandali në belge, ushtarë të lidhur me mafian shqiptare në trafikun e drogës e armëve

Një hetim është duke u zhvilluar për fakte që lidhen me drogën, municionin dhe pjesët e armëve në batalionin e 4-të inxhinierik të Amay, pranë Huy. Kjo do të përfshinte trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene. Mediat kanë “pushtuar” me tituj bombastik këtë aferë të kontrabandës në armaten belge me mafian e huaj.

Ministri i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder dhe “bosi” i ushtrisë, admirali Michel Hofman, njoftuan të enjten se një numër i caktuar ushtarësh nga ky batalion inxhinierik, ishin pezulluar në mënyrë parandaluese nga funksionet e tyre për shkak të “fakteve serioze”, të natyrës “strukturore”.

Një togë e këtij batalioni (një nën-njësi prej rreth tridhjetë vetësh) u shpërbë, një vendim “serioz” dhe “ndoshta unik” në historinë e fundit të Mbrojtjes. Por sipas gazetës Het Laatste Nieuës dhe kanalit televiziv privat flamand VTM, disa anëtarë të batalionit janë gjithashtu nën hetim për trafik armësh dhe krime të lidhura me drogën. Kjo do të përfshinte trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le canton27.ch, duke ju referuar mediave belge.

Gjithashtu do të hetohej përdorimi i drogave të lehta dhe të forta brenda batalionit si dhe trafiku i drogës me bandat shqiptare dhe çeçene. Het Laatste Nieuës flet për një hetim të veçantë brenda zyrës së prokurorit federal.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.