E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali/ Qeveria Rama, përdor logot e PS-së si logo shtetërore
Politikë

Skandali/ Qeveria Rama, përdor logot e PS-së si logo shtetërore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar një letër të gjitha institucioneve shtetërore ku u kërkon të bëjnë kujdes me përdorimin e logove të partive politike.

KQZ konstaton se logoja e portalit ‘Me ty për Shqipërinë që Duam’, e prezantuar në të gjitha faqet zyrtare të ministrive dhe institucionet qendrore, identifikon subjektin politik Partia Socialiste e Shqipërisë, duke e vendosur edhe në të gjitha zyrat elektorale të saj.

KQZ në këtë letër thekson se:

‘Si institucione në shërbim të interesave të gjera të qytetarit, përdorimi i një logoje të tillë identifikuese me subjektin zgjedhor në institucione shtetërore vjen në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi parashikuar nga Kodi Zgjedhor dhe Ligji Për Partitë Politike’.

Sipas KQZ, institucionet publike nuk mund të përdorin logo apo reklama identifikuese të një subjekti zgjedhor dhe kërkon që brenda institucioneve shtetërore të mos afishohen apo publikohen logo identifikuese të partive politike në periudhën në vazhdim.

Kjo letër e KQZ vjen pas një denoncimi publik të Institutit të Studimeve Politike nga ku ngrihej shqetësimi lidhur me përdorimin e burimeve shtetërore në funksion të fushatës elektorale.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.