Skandali te Onkologjiku: SPAK pritet të marrë në dorëzim dosjen voluminoze
Zbulimi i skemës korruptive te Spitali i Onkologjikut pritet që SPAK ta marrë në dorëzim për të hetuar dhe gjykuar në vazhdim.
“Shumica e mjekëve akuzohen për shpërdorim detyre dhe e ka si delegim Prokuroria e Tiranës. Në dosje janë shumë përgjime dhe në këtë kuadër dhe kontekst kjo dosje mund të shkojë për hetim dhe gjykim në SPAK.
5 prej mjekëve të ndaluar janë me masën detyrim paraqitje, ndërsa dy mjekë janë me masën arrest shtëpie.
Një detaj i ri që ka të bëjë me këtë çështje është masa e sigurisë, ku prokurori i dosjes do të dorëzojë dosjen e plotë në dhomën penale të Tiranës, ndërkohë që nesër pritet që 6 prej personave në akuzë të paraqiten në gjykatë dhe të njihen me masën e sigurisë.
Është një dosje voluminoze dhe ndaj bluzave të bardha të onkologjikut pritet që të ketë dhe një hetim pasuror”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



