Skandali/ “T’i këpus të dy duart”, polici dhunon fizikisht gazetare
Një ditë më parë, emisioni ‘STOP” transmetoi rastin e Shefit të Rendit në Ballsh, Klodian Caushaj, i cili dhunonte një qytetar të pafajshëm, duke e bërë për spital. Sot struktura përkatëse në Ministrinë e Brendshme e ka çuar çështjen në Prokurori. Ndërsa Drejtoria e Standarteve në Policinë e Shtetit, ka nisur verifikimin e rastit, për të nxjerrë përgjegjësitë
Ndërkaq, një tjetër rast dhune është shënuar nga ana e uniformave të policisë. Polici, i cili ruan Institutin e Fizikës Bërthamore dhunon fizikisht grupin e xhirimit të emisionit “STOP”, ndërsa gazetarja dhe operatori ishin në detyrë. Edhe pse iu kërkua korrektesë në sjellje, polici fyen, dhunon dhe kërcënon përfaqësuesit e medias.
Gazetarja e emisionit “STOP” shprehet se i është drejtuar Institutit të Fizikës Bërthamore për të lënë një takim me Drejtorin e këtij institucioni, por u ndesh me dhunën verbale dhe fizike të policit që ruan këtë objekt.
Gazetarja– Mund të ma thuash pak me ton më normal?
Polici – Dil atje përjashta! Zbato urdhrin tim! A do të dalësh përjashta, me të mirë apo …?
Gazetarja – Më fal, kush jeni? Me kë po komunikoj?
Polici– Me punonjësin e Policisë së Shtetit. Ai që ruan këtëëëëëë…
Gazetarja– A mund të pyesësh pak si njeri se për çfarë kam ardhur?
Polici– Dil atje përjashta, të jap urdhër brenda rregullit, jo me hy me forcë.
Gazetarja – Brenda kujt rregulli?
Polici – Dil aty!
Gazetarja – Ma trego pak rregulloren, të lutem!
Polici – Do dalësh përjashta…
Gazetarja njofton policinë dhe përballet me policin që e dhunoi.
Polici – Në institucion… t’i këpus të dy duart…
Gazetarja – Nuk ke asnjë lloj të drejte… Ku e kishe kapelen?
Polici – Leje moj kapelen, s’mbaj kapele në institucion unë.
Gazetarja – Çfarë do më bësh ti mua? Do më këpusësh duart? Është kërcënim ky?
Polici – Po hyre atje po, është institucion shteti.
Gazetarja – Kush je ti që më vë mua dorë?
Polici – Do të hedh në gjyq ty dhe ata që janë më të fortë.
Gazetarja – Të hedh unë më para në gjyq.
Gazetarja e emisionit “STOP” rrëfen se polici dukej në gjendje të dehur, pasi i vinte era alkool.
Gazetarja, përveç se është dhunuar nga policia, ka marrë një ‘goditje’ të dytë. Burime zyrtare njoftojnë se ndaj saj ka nisur një hetim për veprën penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Për të njëjtën akuzë, ka nisur edhe procedimi penal për kolegun e saj.
Njoftimi i Policisë
Në lidhje me pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, në Televizionin Klan, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë sqaron se:
Më datë 24.05.2015, punonjësi i Policisë P.N., me detyrë trup shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë së objekteve, në Komisariatin e Policisë nr 4, duke qënë me shërbim në Institutin e Fizikës Bërthamore, ka konstatuar dy shtetas, me profesion gazetarë, të cilët kishin hyrë në ambientet e brendshme të këtij institucioni.
Pas komunikimit për daljen e këtyre dy shtetasve jashtë ambienteve të Institucionit, ka hasur në kundërshtimin e tyre, R. M., 25 vjeçe dhe E. M., 31 vjeç, për të cilët janë referuar materialet proceduriale ne Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.
Githashtu nga kqyrja e kamerave te instaluara në këtë institucion, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin e punonjësit të policisë.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, Drejtoria e Standarteve Profesionale, ka filluar menjëherë procedimim disiplinor ndaj efektivit te Policise, për shkelje të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


