Skandalin e GJICIT nuk e pastron dot as lumi DRIN
Pas shpërndarjes së shpejtë të videos së Safet Gjicit, reagimet e pa fund në rrjetet sociale nuk kanë munguar. Disa persona janë shokuar nga pamjet, ndërsa të tjerë janë revoltuar për situatën në zyrat e shtetit. Ka pasur edhe ata që kanë ndjerë keqardhje për pasojat familjare që shoqërojnë rastet e tilla, ndërsa disa të tjerë janë intriguar nga pamjet e denja për një film me pullë të kuqe.
Mediat pranë qeverisë janë të angazhuara për të pastruar atë çka kryebashkiaku la mbi tryezën e punës.
Safet Gjici vetë ka folur për një kurth të përgatitur me detaje nga kundërshtarët politikë. Ai shkruan se “u fut në një kurth të përgatitur me detaje nga të njëjtët njerëz me të cilët u përballa në zgjedhje”, duke pranuar se kishte pasur një marrëdhënie intime me vajzën në video.
Megjithatë, pas dorëheqjes, kanë filluar të qarkullojnë teoritë konspirative për prapaskenat e ngjarjes. Skandali po përshkruhet si një komplot që përfshin 1) opozitën, 2) bandat kriminale dhe 3) shërbimet sekrete. Fokusi është përqendruar te vajza e shfaqur në video. Raportimet e përshkruajnë atë herë si një Mata Hari shqiptare, herë si një femër të përdorur nga krimi, duke shkuar deri në kufijtë e çmendurisë.
Një pjesë e shkrimeve thonë se në të shkuarën, vajza ka marrë pjesë në një investigim të rrezikshëm gazetaresk në Top Channel, por më parë është prezantuar si agjente e Shërbimit Informativ Shtetëror. Një teori tjetër që qarkullon është se ajo përdoret nga grupe kriminale për gjoba dhe shantazhe ndaj politikanëve dhe biznesmenëve. Komploti vuloset me fotot e takimit me Sali Berishën dhe keqpërdorimin politik, si e infiltruar e opozitës.
Të gjitha këto teori kanë një gjë të përbashkët: synojnë të krijojnë perceptimin se Safet Gjici ishte viktimë. Skandalin e GJICIT nuk e pastron dot as lumi DRIN. Në vend që të shihet si kryebashkiaku që përdhosi zyrën e shtetit.Në fund ai e tha vetë: Nuk ka asnjë justifikim për atë që bëra nga naiviteti, unë nuk kam më vend në këtë zyrë ndaj zoti ju bekoftë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



