E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandaloze! Abissnet i Koço Kokëdhimës lë pa internet plazhin Golem-Qerret
Denoncime

Skandaloze! Abissnet i Koço Kokëdhimës lë pa internet plazhin Golem-Qerret

Dyshime për lidhje me call center-at mashtruese

Me mijëra qytetarë dhe turistë në zonën e Golemit dhe Qerretit kanë mbetur pa internet gjatë ditës së sotme, në kulmin e sezonit turistik, duke shkaktuar probleme të mëdha për bizneset dhe pushuesit.

Sipas një denoncimi të mbërritur, kompania e internetit Abissnet ka ndërprerë plotësisht sinjalin në zonën e plazhit Golem–Qerret, pa dhënë asnjë paralajmërim paraprak. Situata ka krijuar vështirësi serioze për hotelet, restorantet dhe strukturat turistike, të cilat varen nga shërbimi online për rezervime dhe pagesa.

Ndërkohë, zhvillimet e fundit hedhin hije dyshimi mbi aktivitetin e kësaj kompanie, pasi ajo përmendet në kontekstin e hetimeve për call center-at mashtruese që operonin në Shqipëri.

Pak javë më parë, Prokuroria e Tiranës goditi tre call center në kryeqytet, duke arrestuar 10 persona në një operacion që zbuloi një skemë mashtrimi me vlerë rreth 50 milionë euro ndaj qytetarëve të Bashkimit Europian.

Në dosjen hetimore, autoritetet theksojnë se përmes komunikimeve me kompani interneti në Shqipëri janë identifikuar përdoruesit fundorë të IP-ve të përdorura për mashtrim, të cilat kanë qenë aktive që prej nëntorit 2023. Megjithatë, asnjë kompani konkrete nuk është bërë publike deri më tani.

Verifikime teknike në databaza publike ndërkombëtare tregojnë se Abissnet operon disa blloqe IP dhe ofron shërbime për klientë biznesi, përfshirë IP statike — një element kyç për funksionimin e call center-ave profesionistë.

Në të njëjtën dosje përmendet edhe roli i një ndërmjetësi, i cili dyshohet se lidhte kontrata interneti në emër të kompanive fiktive, duke vështirësuar identifikimin e përdoruesve realë. Madje, në një rast, një kontratë rezulton e lidhur në emër të një personi të paidentifikuar, çka ngre pikëpyetje mbi procedurat e verifikimit të operatorëve.

Burime pranë hetimit sugjerojnë se një nga kompanitë që mund të ketë ofruar shërbime interneti për një pjesë të call center-ave të goditur është pikërisht Abissnet, një operator i njohur në tregun shqiptar.

Ndërsa hetimet vijojnë, mbetet për t’u parë nëse ndërprerja e internetit në zonën turistike lidhet me zhvillimet e fundit apo është thjesht një problem teknik, por për momentin situata ka ngritur shqetësime të forta si te qytetarët ashtu edhe te bizneset.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.