E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skema e OSHEE-së për 110 mijë familje pa mundësi ekonomike
Publik News

Skema e OSHEE-së për 110 mijë familje pa mundësi ekonomike

Që nga viti 2015, rreth 430 mijë klientë të OSHEE-së, kryesisht familjarë, u detyruan të lidhin aktmarrëveshje me kompaninë për të shlyer me këste detyrimet dhe nga ana tjetër të vazhdonin të merrin furnizim me energji.

Pjesa më e madhe e tyre, afro 320 mijë, janë mbyllur, kurse për të tjerat ndiqet skema. Sokol Frangu nga Tirana banon me familjen e tij në zonën e “Misto Mames”, në Tiranë. Duke na treguar se ai dhe bashkëshortja e tij janë të papunë, Sokoli na thotë se si u gjend një ditë me një borxh të madh lekësh ndaj OSHEE-së.

“U grumbullua sepse isha pa librezë, vetëm digj korrent. Vinin faturat aforfe, 75 në dimër, 40 në verë, edhe kështu shkoi ky muhabet zvarrë-zvarrë. Kur na erdhi letra ke 7 milionë lekë borxh”, tregon Sokoli.

Meqenëse Sokoli ishte pagues i rregullt, rreth 40% e borxhit, ose më saktë kamatë-vonesat, iu falën nga OSHEE-ja: “Aktualisht, pagesa funksionon kështu: paguajmë akt-marrëveshjen 10 mijë lekë të vjetra dhe sa djegim me sahatin”.

OSHEE-ja në skemën e akt-marrëveshjes mund të futen edhe 40 mijë klientë që kanë detyrime, ndërkohë që afati për borxhet e akumuluara do të përfshijë dhe vitin 2017. Elton Sevrani, drejtor i divizionit tregtar të OSHEE-së, tha: “Ky detyrim trupëzohet dhe bashkohet me detyrimet e mëparshme, duke krijuar një shlyerje me këste, që kësti mujor është 4 200 lekë për abonentët e zakonshëm dhe ata që kanë një status të veçantë, siç janë pensionistët, invalidët, të verbërit me 1 800 lekë”.

Por, skemat me akt-marrëveshje janë vetëm një mundësi që për familjet në ndihmë ekonomike si ajo e Sokolit të paguajnë energjinë. Për të dalë nga varfëria duhet punë. Vetë Sokoli na tregon se ka marrë nga autoritetet disa certifikata teknike si elektricist dhe është në pritje që të gjejë punë, pse jo në OSHEE. Deri atëhere i duhet të shtrëngojë rripin.

Top Channel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.