Skema e vjedhjes/ Burri i Xhaçkës bleu tokën me çmim qesharak 21 euro

Kjo është skemën e tjetërsimit të pronës në Dhërmi, të cilën e mori Artan Gaçi, bashkëshorti investitor strategjik i ish-ministres Olta Xhaçka.

Prona shtetërore u privatizua me dokumente të falsifikuara dhe se si Artan Gaçi e bleu me çmimin qesharak prej 21 eurosh.

Gazetarja deklaroi në një dalje televizive se Gaçi tokën e bleu 12.6 milionë lekë, ndërkohë që pretendon se kushton shumëfish më tepër.

Lala deklaroi se Gaçi investimin e kreu në kodër, ndërsa pjesa pranë plazhit është marrë nga kunata amerikane e Xhaçkës.

“Nuk besoj që Goro e ka kryer këtë shpërdorim detyre për shkak të paaftësisë, por ka qenë i qartë për veprimet që do të kryente. Skandali i parë është ky. Mihallaq Bonjaku në 2021 i është drejtuar Prokurorisë së Vlorës me kallëzim penal që prona mbi të cilën po investohej investimi strategjik nga Artan Gaçi i kishte zaptuar pronën.

Prokuroria e Vlorës e mbajti këtë dosje pa kryer asnjë verifikim. Beleri ka dërguar dokumente të fotokopjuara për të gjitha dokumentet dhe në këtë moment, Prokuroria e Vlorës e paketon këtë dosje menjëherë dhe ia dërgon SPAK. Foto Mëhilli ka ndërruar jetë në 2015 dhe djali i tij ka nisur procedurën. Foto Mhilli dispononte pronë në një vend tjetër por jo në fshatin Gjilekë. Kryetari i Bashkisë i drejtohet Këshillit të Qarkut që prona X ka kufitar personat Y, etj. Bashkia bën verifikimet në terren. Jorgo Goro e ka marrë këtë pronë dhe ka dorëzuar dokumente dhe kjo pronë është regjistruar. Një vit përpara se të regjistrohej prona, Stavri Mëhilli dhe Artan Gaçi kishin bërë marrëveshje për një çmim qesharak prej 21 eurosh.

Kjo prona pas disa kohësh do shkonte në favor të biznesmenit Gaçi. Mëhilli shkon në Kadastër dhe bën aplikimin dhe e merr pesë ditë më vonë përgjigjen kur duhen muaj apo vite dhe në momentin që e ka marrë dhe ia ka shitur z.Gaçi ia ka shitur prej 12.6 milion lekë një pronë që atje kushton shumëfish më tepër. Të gjitha këto veprime, fjetja e Prokurorisë së Vlorës, etj. Mjaftonte të bënte një verifikim pasi nuk ka një protokoll. Edhe sipërfaqja tjetër është zhvendosur.

Prona ekziston por në një vend tjetër. Po të shkosh në vendin e ngjarjes, investimi është në kodër dhe pjesa afër plazhit është marrë nga kunata amerikane e zonjës Xhaçka. Plani është përgatitur për një kohë shumë të gjatë dhe rasti i dytë është mbivendosur toka dhe është tjetërsuar. Kur unë kam bërë emisionin, ajo që më shqetësoi është se shumë media heshtën. Sot që flasim, mandati i zonjës Xhaçka është peng në zyrën e kryetarit të Kuvendit, zonja Nikolla. Nuk di ndonjë rast në një vend demokratik që të mos zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, nënvizoi gazetarja.

Publikuar nga Publik Media