Skema nepotike me 76 tendera nga Velia

Si lidhen administratori i Dajtit, dhëndri, deputeti i PS-së dhe zyrtarja e bashkisë

Një tjetër skemë me tenderat në Bashkinë e Tiranës është zbuluar pas aferës me kompaninë “5D” të drejtorëve të Erion Veliajt.

Skema nepotike lidhet me punësimet e familjarëve dhe krushqve në Bashkinë e Tiranës, për të favorizuar njëri-tjetrin deri në dhënien e tenderave publikë.

Skema fillon më Arsona Vasili Hoxhajn, e cila është specialiste e Lartë në Shërbimet Sociale në Bashkinë e Tiranës. Ajo rezulton të ketë lidhje krushqie me familjen e deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia.

76 tendera nga Veliaj/ Skema nepotike, si lidhen administratori i Dajtit,

Bashkia e Tiranës

Lidhjet nepotike

Arsona Vasili Hoxhaj është motra e Aleksandri Vasilit dhe Aleksandri është dhëndri i Kujtim Qefalisë, vëllait të deputetit Xhemal Qefalia.

Këta janë lidhjet e tyre që mbështetin njëri-tjetrin, fillimisht me punësime për të marrë vota në fushatë, më pas ata krijojnë kompani dhe kompanitë fillojnë të marrin tendera, kuptohet deri në influencën e njerëzve të politikës, nën influencën e pushtetit që kanë në zyrat e shtetit.

Pra, ti më siguron votat, unë të punësoj njerëzit, pastaj njerëzit e tu përfitojnë para duke pasur influencën që vjen nga pushteti. Duhet theksuar se vëllezërit Kujtim dhe Xhemal Qefalia, janë ndër ndërbashkëpunëtorët e afërt të Erion Veliajt pas vitit 2015 në Bashkinë e Tiranës.

76 tendera nga Veliaj/ Skema nepotike, si lidhen administratori i Dajtit,

Xhemal Qefalia dhe Erion Veliaj

Lidhja është denoncuar në emisioni “Plug”, ndërsa CNA po sjell fakte dhe detaje, të cilat tregojnë se si skemat e nepotizmit, korrupsionit, lidhjeve të forta dhe aferat në bashkinë e Tiranës shkojnë përtej një kompanie siç ishte “5D”, edhe te specialistë të nivelit të lartë, jo në nivel drejtorësh por shumë më poshtë se ta.

76 tendera nga Veliaj/ Skema nepotike, si lidhen administratori i Dajtit,

Qefalia dhe Veliaj

Tenderat e zyrtares së Bashkisë së Tiranës

Arsona, specialistja në Bashkinë e Tiranës është gjithashtu zotëruese e shoqërisë “ISEC” sh.p.k., të cilën ia kanë dhuruar prej datës 3 korrik 2015.

Sipas të dhënave, kjo shoqëri rezulton se ka përfituar të paktën 12 tendera publike, 6 nga të cilat vetëm nga Bashkia e Tiranës, si operator i vetëm ekonomik. Këto 6 tendera kapin vlerën e rreth 137 mijë eurove, ndërsa tenderat tjerë Arsona Vasili i ka fituar nga institucione si KESH, Albpetrol, OSSH, etj.

76 tendera nga Veliaj/ Skema nepotike, si lidhen administratori i Dajtit,

Të dhënat e kompanisë së Arsona Vasili Hoxhajt

Në total, Arsona Vasili ka marrë rreth 660 mijë euro pagesa nga buxheti i shtetit me tenderat publikë që ka fituar, raporton CNA.

Dhe njëri prej tenderave është ai i datës 3 gusht 2022 me objekt “sistemi satelitor i parashikimit meteorologjik”, i zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, në vlerën e rreth 1.5 milionë eurove. Këtë tender ajo e përfitoi gjatë kohës që qeveria njoftonte se do të lëshonte dy satelitë në hapësirë dhe u përfol për abuzime në media.

Tenderat e Aleksandri Vasili, vëllait të vartëses së Veliajt

Megjithatë, tendera nuk ka përfituar vetëm vartësja e Erion Veliajt, por edhe vëllai i saj, Aleksandri Vasili, njëkohësisht dhëndër i Kujtim Qefalisë, ish-kryetarit socialist i komunës Dajt, aktualisht administratori i Njësisë Adminstrative Dajt.

Aleksandër Vasili, është ortaku i vetëm i kompanisë “Al Point” sh.p.k., e themeluar në 3 gusht të vitit 2010, por në mbi 10 raste ajo është vendosur nën sekuestro, herë nga Drejtoria e Tatimeve dhe herë nga përmbarues privatë.

76 tendera nga Veliaj/ Skema nepotike, si lidhen administratori i Dajtit,

Të dhënat e kompanisë së Aleksandri Vasilit

76 tendera nga Veliaj/ Skema nepotike, si lidhen administratori i Dajtit,

Të dhënat e kompanisë së Aleksandri Vasilit

Nga një vëzhgim mbi bilancet financiare të shoqërisë, vihet re se nga viti 2010 e deri në vitin 2016, ka pasur vazhdimisht humbje, por këtu ka një kontradiktë, pasi Vasili ka përfituar 3 leje ndërtimi në kohën kur vjehrri i tij ishte kryetar i komunës së Dajtit, post të cilin e ka mbajtur në vitet 2007-2015.

Ai përfitoi tendera më 10 tetor 2011, për ndërtimin e një godine banimi 5 katëshe pranë shkollës 9 vjeçare Qesarakë, më 14 nëntor 2011 për një godinë 7 kate pranë restorant Freskut dhe më 25 maj 2012 për një godinë banimi 5 kate në Shkozë.

Pas vitit 2016, shoqëria “Al-Point” e Aleksandri Vasilit, raporton rritje të fitimeve, të cilat kulmojnë me vitin elektoral 2021, ku kjo shoqëri raporton një fitim me rreth 450 mijë euro dhe xhiro rreth 6.6 milionë euro.

Midis viteve 2020 – 2021, kompania “Al-Point” e Aleksandri Vasilit përfitoi 2 leje ndërtimi për palate, si dhe tenderin nga programi i rindërtimit për ndërtimin e një pallati te lagja 5 Maj.

Në datën 7 dhjetor 2020, “Al-Point” regjistroi në QKB adresën dytësore për ndërtimin e një objekti dhe shërbimi me 2.6 dhe 7 kate me 2 dhe 3 kate parkimi nën tokë te rruga e Dibrës.

76 tendera nga Veliaj/ Skema nepotike, si lidhen administratori i Dajtit,

Të dhënat e kompanisë së Aleksandri Vasilit

Tri muaj më vonë, në datën 11 mars 2021, kjo shoqëri regjistroi adresën dytësore për ndërtimin Godinë Banimi dhe shërbimi 1.6 dhe 7 kate me dy kate parkimi nën tokë.

Në të njëjtin muaj, pra në datën 24 mars 2021, kjo shoqëri regjistroi edhe adresën e ndërtimit të godinë banimi 5 dhe 1 kat nëntokë, te lagja “5 Maji”.

Kjo është godina e tenderit 4.8 milionë euro nga programi i rindërtimit dhënë nga Bashkia e Tiranës me firmën e Erion Veliaj, që kompania e Aleksandër Vasilit e mori në datën 26 nëntor 2020, një vit pas rënies së tërmetit të nëntorit 2019.

Sipas të dhënave të tenderit, kompania e dhëndrit të Kujtim Qefalisë, do të duhet të ndërtonte një pallat për banorët e prekur nga tërmeti në zonë e “5 Majit” në Tiranë.

76 tendera nga Veliaj/ Skema nepotike, si lidhen administratori i Dajtit,

Kujtim Qefalia

Në datën 26 nëntor 2020, Al-Point, përfiton së bashku me një tjetër kompani, tenderin me objekt “Hartim i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 19 në zonën zhvillimore “5 Maji”.

Dhëndri i familjes Qefalia dhe lidhja me vrasjen e Santiago Malkos

Aleksandër Vasili, dhëndri i Kujtim Qefalisë dhe vëllai i vartëses së Veliajt rezulton të ketë lidhje edhe me persona me precedentë penalë.

Ai u bë i njohur për publikun në vitin 2020, kur u shoqërua në polici për vrasjen e Santiago Malkos, krim që kishte si autorë vëllezërit Duka.

Këta të fundit përdorën makinën e Vasilit kur kryen atentatin, fakt të cilin e ka pranuar edhe dhëndri i Qefalias. Aleksandri Vasili tha para hetuesve se vëllezëri Duka kishin marrë me qira restorantin e tij për 3 vite, duke theksuar se u kishte dhënë të drejtë të përdornin edhe mjetin e tij blind, megjithatë, ndaj tij nuk pati më asnjë hetim.

Kështu, dalin lidhjet familjare nga familja Qefalia, te vartësit e Veliajt dhe përfitimi i tenderave për shkak të pushtetit, e deri te lidhjet e Vasilit me persona me precedentë penalë.

Publikuar nga Publik Media