Skenarët e përshkallezimit, e ardhmja e protestave dhe e Shqipërisë !
Nuk eshtë më e fshehur se e gjithë Shqiperia eshtë në konfuzion dhe bashkë me ta edhe studentet. Pervec njerezve të ndershem edhe të shiturit tashmë janë konfuze dhe nuk dinë me si të veprojnë sepse janë konfuze dhe të paqartë. Pafundesisë se pyetjeve që më vijnë privatisht nga studentë dhe jo vetem po u pergjigjem publikisht duke u dhenë mendimin tim lidhur me situaten.
1- Vijueshmeria e protestave eshte vijë e kuqe të cilen askush nuk duhet ta mendojë apo ta diskutojë. Në qoftë se e humbni kete betejë do pesoni një humbje të madhe që do të doje dekada per t’u rikuperuar.
2- Në qoftë se Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi u bashkangjiten protestave dhe perpiqen që t’ua vjedhin kauzen, kjo demton ata vetë dhe nuk ju demton ju. Konsideratat tuaja per lidershipin e korruptuar të Opozites nuk ndryshojne nese ata dalin në protestë.
3- Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë një strategji shumë të qartë. Zemerata popullore do të shkarkojë patjeter tek Opozita e bashkuar, sepse duke mos patur alternative tjeter ata do të votojnë rotacionin në vend të ndryshimit per inat të Rames.
4- Shqiptaret e ndershem të bashkohen me studentet neser nga e gjithë Shqiperia dhe bashkarisht të krijojnë klimen per krijimin e një levizjeje antiestablishment që e nxjerr jashtë lojë kliken e vjeter politike të Tiranes dhe i detyron ata të behen bashkë PS-PD-LSI ashtu sic realisht janë. Kjo i detyron PS-PD-LSI të nderpresin pazaret me njeri tjetrin sepse vetem keshtu ata do të kuptojnë se loja u ka dalë jashtë kontrollit.
5- Studentet të mos bien në gracken e “halleve te tyre”, por duhet të perfaqesojnë të gjithë dhimbjet dhe lotet e Shqiperisë sepse e gjithë Shqiperia i ka sytë tek ata.Kush mendon se hallet e Shqiperisë zgjidhen me rotacion po kerkojnë një vend pune por nuk po kerkojnë zgjidhjen e halleve të Shqiperisë.
6- Partneret nderkombetare, aleate të shqiptareve, në qofte se nuk gjejnë një platformë te qarte dhe te konsoliduar politike me te cilen te negociojne planin e tyre per të nxjerre nga skena politike hajdutet qe kane shkaterruar Shqiperine per 27 vjet do të negociojnë me keta që janë per t’i shkulur njeri pas tjetrit nese nuk shkulen të gjithë njeheresh.
7- Ftoni të gjithë socialistet, demokratet dhe integristet e ndershem të cilet nuk i kanë ndyer duart me pasurite dhe me gjakun e shqiptareve që t’u bashkangjiten protestave tuaja dhe kerkoni asistencë që të konsolidoni një levizje me fizionomi politikë sepse nuk ka asgjë në kete botë apolitike. Mos e hani kete karrem sepse eshte perpjekje per t’iu lene në ajer dhe per rrjedhoje pa rrugedalje per rrjedhojë edhe të pashpresë.
8-Ndertoni disa grupe kordinuese të protestes dhe artikuloni qartesisht dhe zyrtarisht një kerkesë drejtuar një grupi apo më shumë intelektualesh tek te cilet keni besim që të orieontojnë jo-zyrtarisht hapat e ardhshem të protestes tuaj që t’iu mbrojne nga kurthet e qeverise dhe te opozites se vjeter.
9- Bashkangjitja e popullit opozitar ne proteste eshte shprehje e nje revolte dhe e nje dhimbjeje te madhe popullore te cilen nuk mund ta zbehe dhe nuk mund ta kompromentoje aspak pranian e Lulzim Bashkes dhe Monika Kryemadhit.
10- Cdo skenar tjeter, si psh mbyllje e protestes, percarje e protestes, devijim i protestes, zbehje e protestes, ftohje e protestes, shkon ne mullirin e Edi Rames i cili kerkon ta thyeje protesten dhe ne mullirin e Lulzim Bashes dhe Monika Kryemadhit te cilet duke ndaluar lindjen e alternativave te reja antiestablishment (dhe kunder mafies se vjeter tripolare) per te ruajtur monopolin e aksionit opozitar, kerkojne te bejne me Ramen pazaret e radhes dhe t’i tregojne nderkombetareve se ata kontrollojne gjithcka ne kete vend dhe se asnje ndryshim nuk mund te ndodhe pa bashkepunimin e tyre.
11- Po zbriti e gjithë Shqiperia në shesh Lulzimi, Monika dhe Edi e kanë të pamundur që të kontrollojnë lojen sepse situata e re e krijuar del jashtë kontrollit dhe parashikimeve te tyre dhe eshte e vetmja qe mund te linde një ndryshim epokal substancial, historik, madheshtor qe i kenaq te gjithe shqiptaret dhe i ndihmon aspiratat e tyre të medha per clirim prej skllaverise së klikes së vjeter.
Miqte qe e ndjejne veten te perfshire ne keto rreshta mund ta shperndajne mesazhin qe ta shohin edhe te tjeret. Mafia e vjeter ka ne dispozicion, mjete pa fund, asete, media, njerez dhe ushtri propagande. Ne kemi vetem rrjetet sociale. Bashkë mund t’i mundim!
E gjithë Shqiperia në revoltë, per Shqiperinë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



