E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skenari djallëzor i qeverisë për falimentimin e bizneseve të vogla
Sot

Skenari djallëzor i qeverisë për falimentimin e bizneseve të vogla

Sot, në Shqipëri ushtrojnë aktivitetin mbi 90 mijë subjekte, që sigurojnë bukën e gojës përmes dyqaneve të vogla që ata kanë. Nuk i bien në qafë askujt, punojnë me ndershmëri dhe nuk janë barrë për shtetin, që përndryshe do të detyrohej tu paguante ndihmë sociale si të papunë.
Pikërisht për këtë kategori biznesesh, qeveria ka përgatitur një skenar të errët për t’i falimentuar. Arsyeja: Ato po pengojnë zgjerimin e rrjeteve të mëdha të supermarketeve dhe të qendrave tregtare, që janë në zotërim të miqve të kryeministrit.
Metoda që po përdor qeveria është djallëzore dhe shitet si një aksion kundër informalitetit.
Nga data 1 prill, bizneset e vogla do të futen në skemën e TVSH-së. Tatimet i kanë paralajmëruar subjektet që të bëjnë inventarët dhe më pas do të fillojnë kontrollet e imtësishme. Pjesa më e madhe e tyre nuk do të arrijnë t’i mbijetojnë barrës së shtuar fiskale, procedurave të komplikuara administrative së bashku me presionin tatimor dhe do të jenë të detyruara të mbyllen.
Futja e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së nuk e zvogëlon evazionin, përkundrazi do e rrisë atë dhe do i nxjerrë bizneset e vogla nga tregu. Pikërisht kjo i intereson qeverisë, të mbeten sa më pak dyqane të vogla në vend, që njerëzit të detyrohen të blejnë te rrjetet e mëdha të supermarketeve e dyqaneve. Qeverisë nuk i interesojnë mijëra njerëz do të mbeten pa punë, sepse e ka treguar që mirëqenia e popullatës është shqetësimi më i vogël i saj. Qeveria është e lumtur që këta njerëz ta zbrazin vendin më tej dhe tja mbathin rrugëve të botës!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.