E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skenografi, aktori dhe ‘shoferi’ i mirë Rama!
Lajme

Skenografi, aktori dhe ‘shoferi’ i mirë Rama!

Shqipëria të ngjan me një teatër, tragjikomik ku Edi Rama ështé jo vetëm regjisor, por dhe protagonisti kryesor, skenografi, ndriçuesi dhe pse jo edhe shitësi i biletave. Çfarë po shohim? Një shfaqje  qytetari shqiptar, është i ulur në sallë, duke pritur, por në fund të ditës nuk e kupton kurrë nëse është duke parë një tragjedi apo një komedi.

Vetë Rama duket se e ka kuptuar që, për të mos u harruar në këtë teatër global, duhet të japë ndonjë spektakël të mrekullueshëm herë pas here. Dhe kush më mirë sesa ai di të  bëjë marrëveshje ku Shqipëria merr rolin e saj në arenën e madhe ndërkombëtare, jo për shkëlqimin e ekonomisë, as për ndonjë arritje shkencore, por për të pritur të gjitha gjërat që Europa nuk i dëshiron. Fëmijët e tepërt të Perëndimit? Të lutem, Shqipëria e bën me kënaqësi!

Kujt i duhen emigrantët e refuzuar, të burgosurit që nuk kanë më vend në qelitë britanike? Ja, Shqipëria hap portat si një landfill social, i gatshëm të thithë çdo gjë që Europa e vogël nuk do. Nuk është kjo ndoshta ajo që njihet si “solidaritet evropian”? Rama është mjeshtër i kësaj loje: “Ju vetëm më jepni fonde, dhe unë marr gjithçka që nuk ju pëlqen”. Ai na ofron një vend ku plehrat politike dhe shoqërore të Europës mund të groposen me qetësi, ndërkohë që paratë rrjedhin, dhe vendi mbetet i dukshëm, ndonëse i mbuluar me këtë mantel të rëndë të mëkateve të të tjerëve.

Po çfarë ofron realisht ky “regjisor”? Stabilitetin e një vendi që nuk di të ecë vetë, një demokraci të “gatuar në zjarr të ngadaltë”, që mezi lëviz nga e kaluara e saj e zymtë komuniste. Demokracia shqiptare është si një makinë e vjetër, që varet nga një mekanik i vetëm – Rama. Por prisni, mos vallë ai është edhe shoferi?

E gjithë kjo do të ishte e denjë për një tragjikomedi, nëse nuk do të ishte e vërtetë. Shqipëria sot është një vend që nuk di ku të shkojë. Të rinjtë ikin, ndërsa udhëheqësit e saj ofrojnë si zgjidhje mikroshtete të dyshimta islamike, marrëveshje me Giorgia Melonin për emigrantët dhe ndonjë burg britanik këtu e aty, për të mbajtur gjallë një ide që vendi është ende relevant në botën moderne.

Dhe në mes të gjithë kësaj? Një popull që mbetet pezull, duke parë nga jashtë, duke shpresuar për një të ardhme që duket gjithnjë e më shumë si një iluzion i shkruar në faqet e historisë. Sepse, si çdo regji e mirë teatrale, ajo çfarë Rama ka ndërtuar është thjesht një skenë, një skenografi brilante e mbështjellë me llustër, por që pas saj nuk ka asgjë të prekshme—vetëm fjalë, premtime dhe drita që vezullojnë për spektatorët që mendojnë se po shohin një shfaqje të madhe.

Në fund të fundit, si çdo dramë ballkanike, spektakli nuk përfundon kurrë, dhe kur vjen momenti i perdës, ajo ngrihet sërish. Spektatorët kthehen në salla, dhe Shqipëria e Ramës vazhdon të luajë aktin e saj të përjetshëm, një tragjedi komike e mbetur mes skenës së Europës dhe kulisave të Ballkanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.