E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skrapar e Poliçan/ Arrestohen 2 persona
Publik News

Skrapar e Poliçan/ Arrestohen 2 persona

Policia ka vënë në pranga dy persona, mes tyre një kryeplak fshati, si dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë për dy raste të ndryshme të kultivimit të lëndëve narkotike në Usti dhe Zgërbonjë.

 

“Vijon kontrolli masiv i territorit  për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve masive në territorin e fshatit Usti dhe Zgërbonjë  janë evidentuar dhe goditur raste të tentativës për  kultivimim të bimëve narkotike.

Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas si dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë .

Arrestohet  për “Shpërdorim detyre”  kryeplaku i një fshati,  si dhe proçedohen në gjendje të lirë kryetari i Njësisë administrative, kryeplaku i një fshati tjetër dhe një specialist pyjesh.

Shërbimet e Policisë Skrapar dhe Poliçan, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit,  me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar në dy fshatra të territorit Skrapar dhe Poliçan, të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar dhe Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:

F.T, 43, vjeç, banues në fshatin Pronovik, për veprën penale  “Kultivimi i bimëve narkotike” , për rastet e evidentuara  në  territorin e fshatit Usti.

E.T, 44 vjeç, banues në fshatin Valë, me detyrë kryeplak i fshatit Valë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimës narkotike”

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B.H., 62 vjeç, me detyrë Kryetar i Njësisë Administrative,  E.Xh., 26 vjeç, me detyrë Kryeplak i fshati Zgërbonjë dhe N.Q, 30 vjeç, banues në Poliçan, me deryrë Specialist pyjesh pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Policia ka shpallur në këkrim policor edhe tre shtetas  të tjetër të dyshuar si autorë, ku për arsye hetimi nuk bëhet me dije të dhënat të tjera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.