E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Socialistët i mbyllin derën eurodeputetit Fredi Beleri
Lajme

Socialistët i mbyllin derën eurodeputetit Fredi Beleri

Fredi Beleri është rikthyer në Shqipëri, këtë herë si pjesë e delegacionit të komitetit parlamentar të stabilizim asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, takim i cili mbahet sot më 29 tetor në Tiranë. Në cilësinë e eurodeputetit, Beleri është pjesë e delegacionit të përbërë prej 10 deputetësh të Parlamentit Europian. Në axhendën e plotë të delegacionit, i cili përfshin edhe takimin me kryeminsitrin Edi Rama, gjatë vizitës 3 ditore, në datat 29, 30 dhe 31 tetor, do të zhvillojnë takime edhe me Kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, Ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla, dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Mbetet ende e paqartë nëse është takuar me Ramën por Kuvendi i Shqipërisë është treguar hakmarrës duke i mbyllur derën Belerit. Eurodeputeti është gjendur në situatë tepër të sikletshme dhe i pyetur nga media, ai ka preferuar të heshtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.