E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Socialistët vendosin për mandatin e Xhaçkës
Lajme

Socialistët vendosin për mandatin e Xhaçkës

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-Së Bledi Çuçi u shpreh në seancën plenare në lidhje me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka, se kanë përgatitur raportin dhe se është në sistem.

Ai tha se do ta votojnë projektvendimin dhe do të dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“E kemi përfunduar raportin dhe nuk dyshoj se është në sistem. Në lidhje me zbatimin apo jo të Gjykatës Kushtetuese, unë besoj se kjo është ezauruar ashtu siç thamë në mbledhjen e Byrosë, ne e kemi zbatuar vendimin që në momentin e parë që kemi thënë se shfuqizon të dy vendimet e marra nga Kuvendi në lidhje me papajtueshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës. Ne e kemi bërë të qartë se do e dërgonim çështjen në Kuvend për të marrë një vendim mbi shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës ashtu siç e përcakton Kushtetuta. Sot do votojmë një projektvendim për të dërguar çështjen në Gjykatë Kushtetuese”, u shpreh Çuçi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.