Socioligu Mërtiri: Studentëve po iu bëhet presion, ja si janë hedhur në aksion dekanëtta
Studentëve po iu bëhet presion duke i kërcënuar se do të humbasin vitin nëse nuk kthehen në auditore. Nje kercenim te tille e pohoi edhe vete Kryeministri sot, ndersa artikulonte retoriken e kulaçit dhe kërbaçit, duke pohuar se duke iu kthyer leksioneve gjerat rregullohen.
Per kete ka hedhur ne aksion pikerisht dekanet qe i sulmoi e kercenoi egersisht si njerez te korruptuar e te felliqur, te cileve iu kerkoi qe as te mos e mbrojne qeverine, pasi mbrojtja e tyre e turperon ate. Jane po keta dekane qe sot po luftojne me dhembe per te mbajtur qeverine perballe rezistences se studenteve. Pra, qeveria eshte ne aleance me te korruptuarit kunder protestes. Pra, qeveria kercenon dekanet per shkak se ata jane te korruptuar, ne menyre qe ata te kercenojne studentet. Pikerisht te korruptuarit jane aseti i saj ne kete moment. Te dashur studente, mos e hani presionin! Pervoja e ketyre diteve tregoi se gjithcka arrihet vetem ne rruge. Qeveria merr vesh vetem me forcen e protestes dhe jo me dialog apo kthim ne auditore. Ne rruge jeni te forte dhe nuk ka asnje shanc te humbni vitin. Ka 5 vjet qe jeni ne auditore dhe gjendja eshte kjo qe eshte. Ndryshimi filloi kur dolet ne rruge, ndaj duke u kthyer ne mesim, thjesht humbisni forcen qe keni. Nese jeni te gjithe ne shesh, ose te pakten jashte auditoreve, per qeverine ka nje problem. Dhe per sa kohe per te ka nje problem, ajo do jete ne presion per ta zgjidhur. Perkundrazi, nese fryma e protestes bie dhe shuhet, per qeverine nuk ka me nje problem dhe nuk ka perse te mendoje me per ju, përveç se per propagande.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



