E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sondazhi/ Mendimi pozitiv për Ramën, Berishën, Metën e Bashën
Lajme

Sondazhi/ Mendimi pozitiv për Ramën, Berishën, Metën e Bashën

Pëlqyeshmëria për liderët ka qenë në foksuin e pyetjeve që Barometri në Euronews Albania, ju ka bërë qytetarëve këtë her.

Nga të dhënat e marra nga 1000 intervista të bëra ballë për ballë në janar të këtij vitit rezulton mendimi pozitiv për Ramën është 52 % dhe ai negativ 44,3 %.

Mendimi pozitiv për Sali Berishën është 28.7 % dhe mendimi negativ për të është 67.5 % .

Për Lulzim Bashën mendimi pozitiv është 14 % dhe mendimi negativ është  82 % dhe mendimi pozitiv për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta është 8.4 % dhe mendimi negativ është 87.3 %.

I matur në tre muaj të njëpasnjëshëm mendimi pozitiv apo pëlqyeshmeria për liderët e partive kryesore në vend ka pësuar lëvizje të vogla në %.

Rama në periudhën nëntor, dhjetor dhe janar ka lëvizur nga 47.8 % – 53 % dhe 52 % muajin e fundit, duke ruajtur muajt e fundit një qëndrueshmeri në pëlqyeshmëri te qytetarët.

Berisha ndërkohë në periudhën nëntor-dhjetor-janar, periudhë e shoqëruar me procesin e SPAK kundër tij ka lëvizur nga 30.6% ne 27 % dhe 28.7 % pelqyshmeri muajin e fundit duke ruajtur edhe ai një qëndrueshmeri në pëlqyeshmerine tek njerzit në periudhën dhjetor-janar .

Lulzim Basha me të dhënat e krahasuar të tre muajve rezulton të ketë një rënie më të ndjeshme përkatësisht nga 21 % pëlqyeshmeri në nëntor ne 25.3 % në dhjetor dhe 14 % në matjet e fundit të janarit.

Ilir Meta në nëntor, dhjetor, janar ka lëvizur në pëlqyeshmëri në shifrat 10.7 % , 9.3 % , 8.4 %./ Euronews Albania

Sondazhi/ Si ka ndryshuar mendimi pozitiv për Ramën, Berishën,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.