E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SONDAZHI/ Zonjën  YURI KIM e duan vetëm votuesit e PS
Lajme

SONDAZHI/ Zonjën YURI KIM e duan vetëm votuesit e PS

Këto gjetje të popullit shqiptar, Euronews Albania bën mirë ti postojë në një zarf në drejtim të zotit Biden.

Kjo është “arritja” më e madhe e një diplomati Amerikan në Shqipëri, dmth të përçajë opinionin publik në drejtim të besimit ndaj Amerikës. Zonjën e duan vetëm votuesit e PS. Edhe ata jo të gjithë.

Me një CV të tillë, zonja nuk mund të jetë më diplomate e sukseshme sa paraardhësit e saj. Por punë shtetin e tyre, jo për ne.

Ky është rezultati llogjik, kur një ambasador apo edhe një kurs politik i caktuar i ndjekur, ndërhyn në çështje të politikës së brendshme të një shteti. Madje edhe të një partie pa asnjë pushtet në dorë.
Ky është rezultat llogjik i selfieve me pushtetin dhe me përçarësit e opozitës, nga njëra anë dhe lumi i deklarimeve anti-opozitë nga ana tjetër. Ky është rezultati kur opozitës i ndalohet edhe të hyjë në zgjedhje!!!
Ky është rezultati kur me pushtetin ha krudo dhe opozitës i thuhet “hani bar”!!!!

Shqiptarët kanë qenë besim plotë tek politika dhe ambasada Amerikane. Sa herë pyeteshin, mbi 90% ishin me ambasadën. Sot jo më. Yuri Kim arriti me sukses ta ulë besimin në nivel shumë të ulët.

E falenderoj sinqerisht për këtë kontribut!

Shqiptarët duhet të kuptojnë se punët tona nuk na i zgjidh asnjë ambasadë.

Ne shqiptarët kemi probleme serioze me punët tona,pa asnjë dyshim, por budallenj nuk jemi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.