E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SONILA Bejtja, gjygjtarja e vetme në KUSHTETUESE që votoi kundra marrëveshjes Rama-Alabar
Lajme

SONILA Bejtja, gjygjtarja e vetme në KUSHTETUESE që votoi kundra marrëveshjes Rama-Alabar

Zbardhet sot VENDIMI/Kushtetuesja miraton Marrëveshjen Rama-Alabar

https://www.gjk.gov.al/web/Lista_e_Vendimeve_92_1.php

Gjyqtarja Sonila Bejtja


Sot Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin që rrëzoi padinë e deputetëve të opozitës për shpalljen anti-kushtetues të Marrëveshjes për Marinën e Jahteve në Durrës

Shumica e gjyqtarëve të zgjedhur nga reforma në drejtësi, nuk kishin TAGRIN dhe i janë shmangur thelbit të padisë së opozitës
Tetë gjyqtarët e KUSHTETUESES që mbajnë në këmbë themelin e shtetit dhe presupozohet të mbajë balancën e padrejtësive dhe kontratave abuzive dhe të dyshimta siç ishte ligji ratifikues i Marrëveshjes Ndërkombëtare, sot i dhanë dritën jeshile Ramës që të shkatërrojë Portin Tregtar të Durrësit

Nga sot TETË gjyqtarët e KUSHTETUESES vulosën me vendim që Porti i Durrësit të kthehet në kompleks rezidencial betoni

Gjykata Kushtetuese rrëzoi padinë e deputetëve të opozitës për shpalljen anti-kushtetues të Marrëveshjes për Marinën e Jahteve në Durrës, pa i hyrë aspak themelit të çështjes.

Tetë nga nëntë gjyqtarët kanë vlerësuar se nuk kanë tagër për të shqyrtuar ligjin ratifikues të Marrëveshjes Ndërkombëtare, e cila i hapi rrugë shkatërrimit të Portit Tregtar të Durrësit dhe ndërtimit aty të një kompleksi gjigand kullash e godinash betoni.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të marrëveshjes personale të Edi Ramës me një kompani off-shore, të përfaqësuar nga biznesmeni saudit Mohamed el Alabar, është marrë në 14 qershor të këtij viti dhe u shpall ditën e sotme.

Gjashtë gjyqtarë, Holta Zaçja, Gent Ibrahimi, Elsa Toska, Sandër Beci, Marjana Semini dhe Ilir Toska, janë shprehur kategorikisht kundër kërkesës së deputetëve opozitarë për shpalljen antikushtetuese të marrëveshjes Rama-Alabar.

Dy gjyqtare, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji, janë shprehur gjithashtu kundër kërkesës së opozitës, por kanë pasur një argumentin ndryshe nga pjesa tjetër.

E vetmja gjyqtare që ka dalë kundër marrëveshjes Rama-Alabar dhe që ishte pro shpalljes anti-kushtetuese të saj ishte gjyqtarja Sonila Bejtja.

Në mendimin e pakicës, Bejtja mban qëndrim se Gjykata Kushtetuese ka tagrin për të shqyrtuar ligjin që ka ratifikuar Marrëveshjen Ndërkombëtare, pasi ajo tashmë ka hyrë në rendin kushtetues shqiptar.

Por, shumica e Gjykatës Kushtetuese ka refuzuar sërish që të përballet me vendimmarrjen kontraverse të Edi Ramës, duke u fokusuar tek teknikalitete, të cilat i shmangen thelbit të problemit.

Kujtojmë që gjyqtare S.B del ne qasje te ndryshme/te kundert nga shumica – edhe në çeshtjen e zgjedhjeve lokale ku kjo gjyqtare ishte e vetmja qe pranoi juridiksionin e gjykates kushtetuese mbi procesin e zgjedhjevr lokale te vitit 2019.
Apo çeshtjen e mandatit te Olta Xhaçkes ku ajo arsyetonte se 1/5 e deputeteve legjitimohej te kerkonte heqjen e mandatit të Xhaçkës ndryshe nga shumica që legjitimoi 1/10 apo si ata gjyqtarë që nuk e legjitimuan fare as 1/10 e as 1/5.
Apo rasti i ligjit per Akademine e Shkencave ku po kjo gjyqtare ishte e vetmja në pakicë.
E se fundmi Porti i Durresit ku po kjo gjyqtare sipas vendimit që lexuam sot është e vetmja qe pranon që asnjë akt publik qofshin keto marreveshje nderkombetare nuk mund të kalojnë pa u kontrolluar nga Gjykata Kushtetuese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.