E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Soreca tregon si mund të zgjidhet ngërçi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese
Publik News

Soreca tregon si mund të zgjidhet ngërçi për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Soreca u shpreh se ky konflikt duhet të zgjidhet në zbatim të ligjit, ndërsa theksoi se është këtu për të dhënë kontributin e tij.

“Është e rëndësishme që ky konflikt duhet të zgjidhet në zbatim të ligjit dhe të gjitha institucionet shqiptare duhet të bëhen bashkë dhe të gjejnë zgjidhjen për këtë konflikt. Jemi këtu për të dhënë asistencë teknike dhe në të njëjtën kohë e kemi të qartë rëndësinë e implementimit të reformës në sistemin e drejtësisë. E gjitha që duhet të bëjë Shqipëria është zbatimi i reformës në drejtësi”, tha Soreca.

Deklaratat e tij ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i bëri ndërsa ishte prezent në hapjen e Shkollës së Integrimit Europian, në Tiranë.

Më herët ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, duke sjellë deklaratat e Macron, Soreca u shpreh i gatshëm për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, nëse implementohen kushtet e vendosura nga Europa.

“Është diskutuar shumë këto vite në Bruksel dhe në nivel të lartë se shumë njerëz kanë zbuluar vlerat në termat e sigurisë, duke qenë edhe më shumë të përfshirë. Nënvizoj atë që ka thënë Macron, nëse zbatoni implementoni kushtet që ka thënë BE unë jam gati të hap negociatat. Një nga këto kushte është Reforma në Drejtësi, forcimi i kufijve pra reforma territoriale. Reforma në Drejtësi do të japë rezultate disa muaj më vonë kur të implementohet si paketë e plotë”, tha Soreca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.