E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Soros: Facebook po ndihmon  Trump për zgjedhjet
Publik News

Soros: Facebook po ndihmon Trump për zgjedhjet

George Soros do të investojë 1 miliard dollarë për të penguar përhapjen e autoritarizmit nëpër botë. Sipas mediave prestigjioze ndërkombëtare si The Guardian, miliarderi amerikan citohet të jetë shprehur në një darkë në Forumin Ekonomik Global në Davos se paratë do të shkojnë për atë që e konsideroi projekt të jetës, për të financuar përmes fondacionit Shoqëria e Hapur, institucione që do i bëjnë rezistencë rënies në autoritarizëm të vendeve si Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina.

Pjesë konkrete e projektit është krijimi i një dege në Universitetin e Europës Qëndrore, të themeluar prej tij 30 vite më parë në Budapest, që do të sjellë risi në sistemin arsimor, për të luftuar autoritarizmin me të njëjtën mënyrë që çoi në rënien e komunizmit.

“Faza e parë është krijimi i kësaj dege në rrjetin ekzistues të institucioneve arsimore të lidhura me Shoqërinë e Hapur. Në fazën e dytë, këtë rrjet do t’a zgjerojmë me universitete që tjera që duan të bëhen pjesë dhe që janë të kualifikuara”, është shprehur Soros.

Si autoritarist, filantropi 89-vjeçar ka etiketuar presidentin amerikan Donald Trump, për të cilin tha se ishte edhe narcisist.

Por akuzave të tij nuk u shpëtoi as media më e madhe sociale e botës Facebook, për te cilën tha se po punon për rizgjedhjen e Trump-it President në presidencialet e Nëntorit të këtij viti në këmbim të mbështetjes nga administrata amerikane.

Soros, mbështetës i politikave liberal-demokrate dhe qendrës së majtë është akuzuar nga Trump dhe liderët e të djathtës nacionaliste europiane si nxitës i kaosit të refugjatëve nëpër Europë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.