E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot ditëlindja e Adem Jasharit, heroi që lindi në Ditën e Pavarësisë
Lajme

Sot ditëlindja e Adem Jasharit, heroi që lindi në Ditën e Pavarësisë

Në 28 Nëntor, Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, shqiptarët kujtojnë jo vetëm shpalljen historike të mëvetësisë, por edhe lindjen e një prej figurave më të rëndësishme të rezistencës kombëtare: Adem Jasharit.

Sot shënohet 70-vjetori i lindjes së komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, simbolit të qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

“Sot kujtojmë edhe 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që lindi në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur të sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”, thuhet në mesazhe të shumta përkujtimore të shpërndara në rrjete sociale dhe në aktivitetet zyrtare të zhvilluara në Kosovë dhe Shqipëri.

Figura e Adem Jasharit mbetet e pandashme nga rruga drejt lirisë së Kosovës, ndërsa sakrifica e familjes Jashari në betejën e Prekazit vazhdon të përkujtohet si akti më i lartë i heroizmit kombëtar në historinë moderne shqiptare.

Në këtë ditë të dyfishtë, shqiptarët nderojnë njëkohësisht dy simbolet e mëdha të historisë: pavarësinë e Shqipërisë dhe komandantin që u kthye në mit të lirisë së Kosovës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.