E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sot është pervjetori i Spaçit, i revoltës famëmadhe të njeriut ndaj shtazës së kuqe
Sot

Sot është pervjetori i Spaçit, i revoltës famëmadhe të njeriut ndaj shtazës së kuqe

 Alfons  Zeneli
Revolta e Spacit e prirë nga flamuri kombëtar, është pothuajse unike. Edhe kryengritja e Postribës është kryengritja e parë ndaj një regjimi komunist në pjesën e Evropës së pushtuar prej tij direkt pas L2B.

Por sot është pervjetori i Spacit, i revoltës famëmadhe të njeriut ndaj shtazës së kuqe.
Të gjitha diktaturat komuniste te Evropës Juglindore si dhe asaj të BRSS spikatnin në errësirën e kohës si makina më gjakatare që ka pjellë mendja njerëzore. Megjithatë, diktatura hoxhiane e Enverit ua kaloi te gjithave për nga pangopësia me gjak e jetë njerezish. Injorante, e babëzitur, barbare deri në skajet më të largëta të ndergjegjes dhe imagjinatës. Shfaqja demoniake e saj nëper burgje dhe kampe solli dhe revoltën e Spacit.

Mirëpo cfardo qe te them unë tingullon e ditur, e njohur. Eshtë e veshtirë për njeriun të përshkruajë me fjalë atë që nuk e rrok dot mendja njerëzore. Revolta e Spacit u shoqërua dhe nga një ngjarje.

Qeni i të burgosurve me emrin Tart, “mori” pjesë në revoltë duke iu vërsulur policëve dhe gardianëve. Pas shtypjes së saj, një trup gjykues humanoidësh e dënoi qenin Tart me vdekje duke shënuar kështu rastin e dytë në historinë e planetit që një kafshë dënohet për motive politike.

Rasti i parë ka qënë dënimi i kalit të Petrit Dumes. Vetëm se kali qe dënuar pa gjygj. Asnjë njeriu në botë nuk do t’i duhej më shumë se kaq për t’u distancuar nga komunizmi. Dhe fatmirësisht njerëzit janë distancuar.

Qënieve që nuk janë distancuar ende, iu lipset një tjetër emër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.