Sot ishte gjyqi për Khabib Nurmagomedov, ja çfarë u vendos në Nevada
Komisioni i Sportit në Nevada ka shtyrë për më 29 janar vendimin për Khabib Nurmagomedov.
Ky i fundit duhej të paraqitej sot (10 dhjetor) para komisionit për t’u shfajësuar për incidentin që ndodhi pas eventit UFC-229 (6 tetor, në Las Vegas).
Por është rënë dakord që kampioni rus i peshës së lehtë në artet marciale mikse të dalë para komisionit më 29 janar, për t’u shfajësuar dhe për të dhënë argumentet e tij.
Po më 29 janar do të paraqitet edhe Conor McGregor, për të cilin Komisioni ishte shprehur dy javë më parë se do ta shtynte për 2019-ën seancën dëgjimore.
Tashmë Komisioni i Sportit në Nevada vendosi që të dy sportistët të flasin njëkohësisht në të njëjtën ditë, më 29 janar, kur dhe do të merret vendimi përfundimtar për të ardhmen e tyre.
Lajmi është konfirmuar nga “MMA Fighting”, që i referohet Bob Bennett, kryetarit të Komisionit të Sportit në Nevada.
Ky i fundit ka thënë se ka qenë stafi i Nurmagomedov ai që ka kërkuar shtyrjen e seancës dëgjimore dhe marrjen e një vendimi.
Duket se të gjithë synojnë gjetjen e një marrëveshje pas atij incidenti që u krijua pas duelit mes dy sportistëve, fituar me “submission nga Nurmagomedov, që mbrojti edhe titullin kampion.
Pas duelit, dy sportistët dhe stafet e tyre u përfshinë në një sherr masiv brenda dhe jashtë kafazit.
Aktualisht, si McGregor ashtu dhe Nurmagomedov janë të pezulluar pa afat nga Komisioni, ndërkohë që rusit i është mbajtur peng edhe 50% i shpërblimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



