Sot Rama i nis propozimet Begajt për shkarkimin e Çuçit dhe emërimin e Ballës

Kryeministria do të dorëzojë në Presidencë propozimet për shkarkimin e Bledi Çuçit si Ministër i Brendshëm dhe emërimin e Taulant Ballës në këtë post.
Sipas Kushtetutës, përgjigjja nga Presidenca kthehet brenda 7 ditëve dhe më pas i mbetet Parlamentit të shqyrtojë dekretin brenda afatit 10 ditor.
Bledi Çuçi u emërua si Ministër i Brendshëm në dhjetor 2020, ndërsa Taulant Balla mban postin e kreut të Grupit Parlamentar socialist prej 2017-ës.
Çuçi u shkarkua pas ngjarjeve të bujshme, më e fundit dhuna brutale e fisit Rraja ndaj dy anëtarëve të familjes Maja.
Pas ngjarjes, Rama bëri me dije shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm.
Kjo lëvizje e Ramës ka shkaktuar shumë reagime në radhët e politikanëve dhe analistëve ku shumë prej tyre nuk e konsiderojnë një vendim të drejtë emërimin e Ballës në postin e ministrit të Brendshëm
Partia Socialiste do mbledhë paraditen e sotme kryesinë e partisë në orën 09:30. Ndërkohë gjysmë ore më pas në orën 10:00 do të mblidhet grupi parlamentar i PS.

Në fokus të takimit do të jetë largimi nga politika i Rrahman Rrajës dhe axhenda parlamentare në dy javët e fundit.
Nuk dihet ende nëse në takim do të marrë pjesë kryeministri. Kjo pasi ky i fundit ka të planifikuar në axhendë një takim në Vlorë, ndërsa në orët e pasdites do të niset drejt Lituanisë për të marrë pjesë në samit.
Në mbledhje pritet të diskutohet edhe për vendimin e kryeministrit për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



