E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spaidermeni Kokëdhima dhe faji i qeverisë
OP-ED

Spaidermeni Kokëdhima dhe faji i qeverisë

E gjithë Shqipëria e ka parë tashmë videon e ferrit në Jug të vendit dhe dhunën e ushtruar ndaj pushuesve spanjollë. Kjo video është duke bërë xhiron në Evropë dhe në botë dhe do të ketë pasoja katastrofike për turizmin në Shqipëri. Ketë propagandën e sektit në pushtet: “Ju lutem mos përgjithsoni” dhe “kudo në botë ka raste sporadike” ju lutem na e kurseni. Në epokën e internetit dhe të teknologjisë është e pamundur të fshihet diçka. Gjithcka ndodh merr dhene në sekondë. Ky nuk mund të jetë faji i një qeverie apo partie. Keta shqiptare që e banojnë Shqipërinë sot jane viktima të një tranzicioni shpartallues, kulturor, politik dhe ekonomik që i ka degraduar dhe traumatizuar plotësisht. Një njeri i çmendur i varur si një Spiderman që me grushte të pergjakura thyen xhamin e makinës në ecje sepse turistet nuk pelqejnë shërbimin në lokalin e tij. Kjo është e veshtirë të ndodhë në një vend të dytë në botë me të njëjtin skenar. Shqiperia është bërë si Bagdati. Kur del nga shtëpia në mengjes duhet të takohesh me familjaret dhe të ndahesh me ta, sepse ekziston një mundësi e madhe shumë që të mos kthehesh i gjallë në shtëpi. Rruget janë të mbushura me psikopatë me të cilët, nëse nuk je pak tolerant mund të theresh në sekondë per arsye nga më banalet dhe ky është fakt që secili prej nesh e prek çdo ditë. Faji i qeverisë i vetëm është se ajo është aksionerja kryesore tek investimi për çmendjen e kesaj race dhe degradimin e saj perfundimtar, nepermjet krijimit të klimës së frikës, të varfërisë, të mjerimit, të papunësisë, të dhimbjes, të urisë, të demoralizimit, të drogës, të hashashit, të analfabetizmit dhe të çmendurisë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.