E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK çon në GJKKO kandidatin për deputet në zgjedhjet e 25 prillit
Lajme

SPAK çon në GJKKO kandidatin për deputet në zgjedhjet e 25 prillit

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO do të gjykojë kandidatin e LSI në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, Etion Joka, i akuzuar nga SPAK për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Prokuroria e Posaçme i është drejtuar me kërkesë GJKKO që të kalojë për gjykim çështjen ndaj kandidatit për deputet dhe Elis Babos, pas hetimeve ku ka rezultuar se “Joka i ka ofruar një shumë prej 100 (njëqind) USD,  shtetasit Elis Babo në këmbim të sigurimit të votave”.

NJOFTIMI

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.131/2021, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në datën 23 Prill 2021 në median audiovizive, konkretisht në kanalin televiziv “Top News”.

Nga të dhënat e përfituara nga pamjet filmike, si dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, rezultoi e provuar se: shtetasi Etion Joka, kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, i ka ofruar një shumë prej 100 (njëqind) USD, shtetasit Elis Babo, në këmbim të sigurimit të votave.

Në përfundim të hetimeve në datë 26.11.2021, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalim për gjykim dhe aktet e procedimit penal Nr. 131/2021, ndaj të pandehurve:

1. Etion Joka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

2. Elis Babo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.