E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK  me dy STANDARTE për  dëshminë  e Luftar Reçit
Lajme

SPAK me dy STANDARTE për dëshminë e Luftar Reçit

I penduari i SPAK-ut, Luftar Reçi, përmes disa dëshmive tronditëse rreth vrasjeve dhe krimeve të dy dekada më parë, implikoi dhe fundosi dy grupe kriminale në Durrës dhe Tiranë, grupe që u goditën nga SPAK-u.

Me rrëfimet e tij, Reçi ka implikuar: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taullai, Lulzim Berisha, Plarent Dervishaj, Indrit Rusi dhe veten e tij, në vrasjen e Klodjan Saliut, Vajdin Lamajt dhe mikut të tij Artan Arsi.

Pas këtyre rrëfimeve, SPAK ka marrë masa duke arrestuar dhe shpallur në kërkim të implikuarit.

Dëshmia dhe një letër sekrete e killerit të penduar Luftar Reçi që tronditi krimin dhe detyroi grupin e Shullazit të urdhëronte helmimin në burg, emra dhe plane

SPAK ka dërguar para gjykatës Gentian Goskovën dhe dhe Ervis Kosovës pasi kanë tentuar të bindnin përmes parave dhe më pas të helmonin në burg të penduarin e drejtësisë Luftar Reçin, pas dëshmisë ndaj Emiljano Shullazit.

Por, SPAK po operon me dy standarde sa i takon dëshmisë së Luftar Reçit.

I peduari Luftar Reçi ka rrëfyer se Ymer Lala ka porositur vrasjen e Maks Lalës, të cilin më parë e kishte përdorur për trafiqe dhe punë të tjera të paligjshme.

Sipas Reçit, Maks Lala ishte dëshmitar i shumë krimeve të Ymer Lalës, ndaj ky i fundit kishte frikë se mos fliste.

Maks Lala u vra në pabesi dhe u dogj me benzinë.

Kjo është edhe arsyeja sipas Reçit se pse Ymer Lala urdhëroi eliminimin e Maks Lalës.

Çuditërisht, edhe pse dëshmia për vrasjen e Maks Lalës është e detajuar dhe me plot fakte penale, Ymer Lala vijon të jetë i lirë dhe ndoshta i pahetuar.

SPAK ka konsideruar dhe ka vepruar për një pjesë të dëshmisë së Luftar Reçit, duke zbatuar ligjin penal, por ka injoruar dhe shpërfillur pjesën tjetër të dëshmisë së Reçit për aktivitetin kriminal të Ymer Lalës.

Ymer Lala ka ndryshuar emrin nga Ymer në Korab, një manovër kjo që zakonisht e bëjnë njerëzit e krimit.

Ndryshimi i emrit nuk të bën kriminel, por mund të përdoret për të mbuluar një të shkuar kriminale. Dhe për të shkuarën kriminale të Ymer Lalës ka fakte, dëshmi dhe indicie.

Në qershor 2019, e përditshmja gjermane “Bild” publikoi10 audiopërgjime për krimin zgjedhor në Dibër, ku protagonist kryesor ishte pikërisht Ymer Lala.

Nga përgjimet e prokurorisë, Ymer Lala rezultonte si koka e fushatës së Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në Dibër.

Ministra dhe deputetë të Bablokut ishin në komandën e Ymer Lalës, i cili drejtonte masakrën zgjedhore. Nga përgjimet del se Ymer Lala zhvillonte takime me Ramën, të cilin e quante Bablok. Kjo dosje e mbyll si shumë dosje të tjera.

Lala ka një pasuri me vlerë miliona euro, përfshirë edhe këtë hotel i inaguruar nga Rama. Burimi i pasurisë mbetet mister.

Rrëfimi i Luftar Reçit

Vrasja e Maksim Lalës është urdhëruar nga Ymer Lala. Oferta më është bërë mua nga Ymeri.

Kishte një vit që ma kishte bërë ofertën: Aman më mbaro punë, më mbaro punë, do të ndihmoj. Bëhej fjalë për ndihmë reciproke, pra për këmbim.

Maksi i kishte deklaruar edhe familjes së vet, edhe shoqërisë së vet, që Ymer Lala do që të më vrasë. Madje i kishte lënë amanet familjes së vet, që mua nëse me ndodh diçka, me ndodh nga Ymer Lala.

Pse? Sepse sipas Ymerit, babait i Maksit, i kishte futur në burg babanë në kohën e komunizmit dhe se tani kishte ardhur koha për hakmarrje.

Por, në bisedat që kam pasur me Maksin, pasi Maksi ishte afruar tek ne, nuk ishte kjo arsyeja. Kur Ymeri ishte person në kërkim, Maksi ishte ushtar i Ymerit.

Maksi i dinte shumë gjëra. Maksi ishte rritur dhe kishte filluar të flasë…
Maks Lala është vranë në 9 maj 2005. Kufoma është gjetur e djegur me benzinë. Këtë muhabet e di e gjithë Dibra.

Ka ardhur momenti për të thënë të vërtetën sepse u lodha. Pasi e kam njoftuar unë me mesazh ‘se mbaroi puna nga Puçi’, në nesërmen kam shkuar dhe e kam takuar tek lokali i vet ‘Olimpiku’ në Tiranë.

Aty ndodhej edhe vëllai i vet Fatbardhi. Pasi i kam treguar, pasi ai e dinte se e kisha bërë unë, pasi kisha interesin që edhe ai të mbaronte punën time (për të vrarë hasmin e tij), aq i gëzuar ishte saqë thërriste ‘o babuq, o babuq’, dhe përqafonte vëllain.

Faktet? Po. Ka ardhur në Burrel pas katër viteve, dy herë, Ka ardhur edhe këtu vjet. Dy herë ka ardhur në Peqin. Kam kontaktuar me të vazhdimisht.

Për takimet në burg shënohen gjërat. Kam edhe prova të tjera. Unë i kam dërguar shumë letra Ymerit. Në shumë letra i kam kërkuar llogari: Kujt ia kam borxh këtë burg? Filani a u vra për ty? Pse nuk përgjigjesh.

Një herë me jepte 1 milionë lekë. 7 muaj mbyllte telefonin. Duhej t’i lutesha dy muaj që të më mbushte telefonin. Një muaj që të më jepte 300 mijë lekë.

Ta verifikojë prokuroria përmes telefonit. Para 3 javësh i kam dërguar mesazh në 1 të natës. Kam komunikuar ditë e natë me të, me SMS.
Unë për vetë nuk i kam nxjerrë asnjë pikë gjak Maks Lalës. (e ka vrarë Puçi). Ka një javë që i kam dërguar një letër prokurorit të përgjithshëm, që pas kaq kohësh dua të them të vërtetën.

Nuk kam marrë përgjigje akoma. I kam thënë se do të vë në dijeni edhe ambasadorin amerikan. Unë kam rrëfyer shumë gjëra, që po të këtë drejtësi, duhet me u hap një burg i ri në Shqipëri”. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.