E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK po heton në  65 tendera, ja ku po fokusohen hetimet
Publik News

SPAK po heton në 65 tendera, ja ku po fokusohen hetimet

Një nga shkeljet më të shpeshta që kryhet nga zyrtarë të institucioneve qendrorë dhe lokal, ku këtyre të fundit i sjellin edhe përfitime monetare janë abuzimet me tenderat.

Por, gjatë muajve të fundit, duket se Struktura antikorrupsion ka piketuar pikërisht tenderat abuziv që përfitohen duke shkelur procedurën me qëllim goditjen e korrupsionit.

Mediat kanë mesuar se se SPAK ka në dorë rreth 65 tendera, ku janë duke u kryer hetime për menyrën se si janë fituar. Burime nga institucioni i akuzës i thanë Fax neës, se gjatë hetimeve në këto tendera janë konstatuar shkelje në fushën e prokurimeve publike, si përgatitja e dokumentacioni hartimi i specifikimeve teknike, përzgjedhja e procedurës, vlera e kontratës ali edhe shqyrtimi i ofertave në garë.

Ndërkohë jo zyrtarisht media ka mësuar se numri i dosjeve me abuzimet me tendera mund të rritet, pasi përvecc atyre që janë regjistruar penalisht, ky institucion ka në dorë edhe dhjetra kallëzime të tjera nga ana e kompanive humbëse, të cilat kanë denoncuar pasi sipas tyre nuk ka pasur barazi në zhvillimin e procedures tenderuese.

Pra numri i zyrtarëve të lartë për shkelje në tendera, përveç Tushes, Gëllçit, Naqellarit, mund të rritet edhe më shumë. Përsa i përket tenderave që SPAK ka nën hetim ato janë të shumta pothujse në të gjithë vendit, duke filluar nga Tirana e deri më Ersekë.

Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije se dosje tenderimi janë sekuestruar në Ministrinë e Shëndetësisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në bashkinë e Fierit janë nën lupën e SPAK, disa tenderara, ku në këtë bashki hetimet nisen pas denoncimit të deputetit Petro Koçi, se në këtë qytet tenderat fitoheshin nga krimi i organizuar.

Por pas nuk mbetet as bashkia e Kolonjës, ku sipas informacioneve edhe atje janë duke u hetuar disa prokurime publike që dyshohet se ka pasur shkelje. Gjithashtu mësohet se në lupën e SPAK, janë vënë edhe disa dosje tenderesue të bashkisë së Tiranës.

Një tjetër tënder nën hetim sipas informacioneve ka të bëjë me blerjet e mishit për institucionin e Qarkut Tiranë me vlerë totale 35 milion lekë, e ndarë në dy lote. Gjithashu SPAK është duke hetuar edhe tenderin për shërbimin e lavanterisë në QSUT me vlerë 9.2 milion euro.

SPAK është vënë në lëvizje për hetimin e këtyre tenderave pas kallëzimeve që ka marrë nga kompanitë humbëse. Por, nuk ka munguar rastet kur hetimet kanë nisur pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.