SPAKU fle ne Gjirin e Lalzit!
Edhe ne qofte se dikush kishte ndonje “enderr ne sirtar” qe SPAKU dikur edhe mund te reagoje ne lartesine e misionit qe ka, eshte e veshtire te mos t’a kaploje pesimizmi kur degjon prononcimet e nr 1 te SPAKUT per nje ngjarje personale, vjedhjen e supozuar te baneses se vet ne nje nga zonat me ekskluzive te Shqiperise, Gjirin e Lalzit.
Nr 1 i Spakut, tek i cili disa kane varur shpresat se do te drejtoje luften kunder korrupsionit shteteror te nivelit te larte, pavaresisht se eshte i fushes se drejtesise ku rendesi duhet te kene vetem faktet, ka vendosur te reagoje si te gjithe politikanet arrogante te ketij vendi: e ka vendosur veten menjehere ne pozicionin e palakmueshem “mbrojtes” e me pas “atakues”, duke ngritur nje teori te tere qe ky lajm eshte pjese e nje plani “denigrimi” per figuren e tij dhe ate te Spakut?!
Qe kur viktimat e nje vjedhjeje hajdutesh ordinere u konsiderokan automatikisht edhe te denigruar nga publiku?
Fakti qe dikush te ka vjedhur shtepine, nuk te ben papritur edhe “te denigruar”, perkundrazi, shoqeria ne raste te tilla tregon empati e solidaritet.
Atehere ku qendron denigrimi ketu?
Megjithese Nr 1 i Spakut nuk e thote drejtperdrejte, duket se “denigrim” quan daljen apo rrjedhjen e informacionit per nje pasuri te cilen mesa duket ai do te preferonte qe te mos dilte para vemendjes se publikut. Se perse zoteria e ndien qe dalja e ketij informacioni cenon figuren e tij dhe te SPAKUT kete ne nuk mund t’a dime me siguri, por mund t’a marrim me mend.
Pasja ose mos pasja e nje pasurie private, eshte nje ceshtje personale per aq kohe sa eshte krijuar e zhvilluar ne menyre te ndershme.
Prandaj, ne qofte se zoteria eshte komod me menyren si ka vendosur pasurite e tij, narrativa prej nje politikani arrogant eshte jo vetem e pakuptueshme dhe e pavend, por edhe shume shqetesuese.
Denigrim do te ishte ne qofte se media do te shpifte per pasurite qe numri 1 i SPAKU-t zoteron, por zoteria nuk e ka mohuar qe shtepine e ka dhe e gezon, madje fatmiresisht edhe te paprekur nga hajdutet.
Humbja e besimit te qytetareve tek Reforma ne Drejtesi dhe institucionet e saj nuk vjen nga raportimi i medias per vjedhje shtepish nga hajdute ordinere e cila mund t’i ndodhe cdokujt, por vjen nga instrumentalizimi i drejtesise dhe hezitimi i saj per t’i thene stop hajduteve me cizme ne pushtet, te cilet vjedhin gjithe shtetin dhe kane gjunjezuar nje shoqeri te tere.
Nderkohe SPAKU vazhdon te flere gjume… mesa duket ne Gjirin e Lalzit…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



