Spanja me shumë të prekur e shumë viktima nga COVID-19
Spanja është vendi i katër-t më i prekur në botë, ndërkohë që pas Italisë është vatra e dytë në Europë sa i përket koronavirusit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 62.73 të infektuar, duke e çuar numrin total në 64.059. Sakaq janë shënuar 569 viktima në 24 orë, me një numër total prej 4934 jetë të humbura.
Të shëruar janë 9357, ndërsa në gjendje kritike për jetën janë 4165 pacientë.
Italia shënon numrin më të lartë të humbjeve të jetës që prej përhapjes së koronavirusit në këtë vend.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 969 pacientë të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë, duke e çuar numrin total të viktimave në 9,134.
Po gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 4,401 raste të reja, 7.4% më shumë se sa dje.
Persona të shëruar janë 10,950, prej të cilëve 925 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Numri total i të prekurve me Covid-19 deri më tani (27.03.2020) është 86.498.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




