E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spanjë, 849 vdekje në 24 orët e fundit
Publik News

Spanjë, 849 vdekje në 24 orët e fundit

Spanja ka regjistruar një numrin më të ulët të vdekjeve nga koronavirusi në në 24 oret e fundit, krahasuar me ditet e tjera, por sërish tronditës. Janë 849 viktima nga virusi, ndersa numri i te infektuarve ka arritur ne 94,417, nga 85,195 të hënën.

Numri i vdekjeve u rrit në 8,189 vetë. Lufta e Spanjës kundër koronavirusit tregon ende shifra shqetësuese, me të infektuarit që tashmë kalojnë edhe numrin e atyre në Kinë.

Ndërsa Spanja kalon në javën e tretë të mbylljes, me kufizime të mëtejshme për punëtorët jo-thelbësorë që do të zbatohen që sot, burimet mjekësore për të luftuar pandeminë janë raportuar gjerësisht si të rrezikuara.

Të hënën, e përditshmja spanjolle “El Pais” publikoi të dhëna që tregojnë se njësitë e kujdesit intensiv spitalor në tetë nga 17 rajonet autonome të Spanjës janë tashmë të mbushura.

Sa i përket numrit të madh të punonjësve shëndetësorë të infektuar, ky është diskutimi më shqetësues nga të gjithë, sipas Jose Hernandez, profesor ndihmës i sociologjisë dhe specialist në politikat e shëndetit shoqëror në Universitetin e Kordobës, shkuajne mediat  e huaja. 

“Kjo tregon që ose ata nuk kanë burime të mjaftueshme për ta luftuar atë, ose masat për të shmangur ngjitjet nuk janë zbatuar sa duhet, sepse stafi është aq i mbingarkuar me raste”, tha ai.

Raportet e pakonfirmuara të hënën sugjeruan se kushtet për pacientët dhe stafin në spitalin e ri në terren 5,000 shtretër që u hap javën e kaluar në qendrën gjigande tregtare “IFEMA “të Madridit ishin, në disa raste, me shumë rrezikshmëri. Të dhënat gjithashtu sugjerojnë se numri i punonjësve shëndetësorë të prekur nga koronavirusi tashmë përfaqëson rreth 14 përqind të të gjitha rasteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.