E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spikerja e famshme e lajmeve  e CNN, me koronavirus
Publik News

Spikerja e famshme e lajmeve  e CNN, me koronavirus

Spikerja e famshme e lajmeve rezulton pozitive me koronavirusBrooke Baldwin – Spikere e CNN

Spikerja e famshme e lajmeve në CNN, Brooke Baldwin, ka rezultuar të premten pozitive ndaj testit për koronavirusin, pas një fillimi të papritur të simptomave të enjten pasdite.

“Unë jam mirë. Më erdhi papritur pasditen e djeshme. Të dridhura, dhimbje, ethe”, tha Baldwin  në një postim në instagram ditën e sotme.

Baldwin, spikere lajmesh së CNN në New York City, është spikerja e dytë e CNN që ka rezultuar pozitive këtë javë, pak ditë pasi Chris Cuomo tha se ishte prekur nga covid-19.

Ajo tha se i ka respektuar urdhrat e distancimit social, por përsëri u prek nga virusi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.