E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Spital apo sfidë mbijetese? Korreshi nxjerr skandalet e Lushnjës
Denoncime

Spital apo sfidë mbijetese? Korreshi nxjerr skandalet e Lushnjës

Deputeti tregon menunë e mëngjesit: Një copë bukë e një gotë kos!

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ngriti nga foltorja e Kuvendit një sërë shqetësimesh lidhur me gjendjen në spitalin e Lushnjës. Gjatë një interpelance të kërkuar me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, ai kërkoi sqarime për kushtet dhe problematikat që, sipas tij, vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura në këtë institucion.

Në fjalën e tij, Korreshi solli edhe një shembull konkret, duke përshkruar menunë e mëngjesit që u ofrohet pacientëve në spital.

“Mirëmëngjesi! Mirëmëngjes zonja ministre, uroj të keni ngrënë mëngjes. Tregon një foto, një gotë kos dhe një copë bukë. Në kuzhinë është një infermiere që punon si kuzhiniere. Thonë se bënë audit. U verifikua se kushtet e mallrave në magazinë, të gatimit, ishin të papërshtatshme, duke rritur rriskun e gatimit. Pse keni zhvendosur godinën e spitalit të Lushnjës e latë prej 8 muajsh në një godinë qenef hane dhe nuk përfunduat godinë e re. Pse nuk vini pas kaq e kaq kohësh, dorë për dore, që të vizitojmë ambientet e spitalit. Çfarë pune bëjnë ministret e Shëndetësisë. Rinë në avion apo duhet të inspektojnë spitalet?! Atje mungon alkooli, dorezat. I thotë mjekja infermieres; bjer alkoolin. Infermierja vjen vërdallë dhe e bën me ujë. Dhe mjekja thotë; pse vjen era ujë? Pse i ka ikur era alkoolit?”, tha ai.

Deputeti demokrat theksoi se situata e përshkruar kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe transparencë nga autoritetet përgjegjëse, duke kërkuar përgjigje të drejtpërdrejta nga ministrja për gjendjen reale në spitalin e Lushnjës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.