E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Statistika që tregon se ky është sezoni më i mirë i Messit
Sport

Statistika që tregon se ky është sezoni më i mirë i Messit

Përkundër që tani është 31-vjeçar dhe u vlerësua vetëm si lojtari i pestë më i mirë i vitit, në garën për Topin e Artë, Lionel Messi ka arritur rekorde më të mirë këtë sezon sesa cilindo sezon tjetër në karrierën e tij.

Këtë sezon, argjentinasi ka mesataren më të mirë në karrierën e tij sa i përket ndikimit në lojë brenda 90 minutave, përmes asisteve dhe golave të shënuara, duke i përjashtuar këtu golat e shënuara nga pika e penalltisë, transmeton Gazeta Express.

Messi, përmes golit të shënuar mbrëmë në ndeshjen kundër Eibarit, u bë lojtari i parë në histori të La Ligës që arrin t’i shënojë 400 gola gjatë karrierës së tij. Argjentinasi e kishte thyer rekordin për më së shumti gola në këtë ligë para disa kohëve.

Përkundër që Messi u radhit vetëm në pozitën e pestë në garën për Topin e Artë këtë vit, me të cilin u shpërblye Luka Modrici, shumë persona mendojnë se argjentinasi mbetet lojtari më i mirë në futboll.

Statistikat e Messit këtë sezon e mbështesin këtë pretendim të tifozëve të Messit, pasi që ylli argjentinas ka arritur t’i shënojë 17 gola dhe t’i bëjë 11 asiste në vetëm 17 paraqitje në La Liga këtë sezon.

Për më tepër, Messi e ka ndihmuar klubin e tij edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, përkundër që mungoi në dy ndeshje për shkak të një lëndimi. Argjentinasi i ka shënuar gjashtë gola dhe e ka bërë një asist ne vetëm katër ndeshje të kësaj gare.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.