E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Strakosha ‘fluturon’ me Lazion
Sport

Strakosha ‘fluturon’ me Lazion

Lazio arriti të kthehej të fitorja këtë javë në Serie A. Kryeqytetasit arritën të merrnin një trepikësh plot vlera në një fushë të vështirë si ajo e Sampdorias.

Një takim plot emocione ku ishin dorianët ata që kaluan në avantazh me anë të Zapatas dhe ia bënë akoma më të vështirë lacialëve.

Por reagimi do vinte me golat e Milinkovic-Savic dhe Caicedo. Një sukses i merituar ai i ekipit të Inzaghit ku një protagonist absolut ishte edhe Thomas Strakosha me super pritjet e tij që lanë deri në fund në lojë “shqiponjat”.

Me këtë fitore Lazio ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 32 pikëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.