E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Strategjia e re e komunikimit të talebanëve: Zëdhënësi telefonon drejtpërdrejt prezantuesen e BBC-së
Publik News

Strategjia e re e komunikimit të talebanëve: Zëdhënësi telefonon drejtpërdrejt prezantuesen e BBC-së

1

Tani ata përdorin Tëitter, zëdhënësi i tyre ka llogarinë e tij me mbi 200.000 ndjekës, japin intervista dhe konferenca shtypi për mediat perëndimore.

Me datë 15 gusht, gazetarja e BBC-së, Yalda Hakim u telefonua befasisht ndërsa ishte në lidhje live nga zëdhënësi i talebanëve Shail Shaheen.

Prezantuesja, e vendosi me audio në studio live zëdhënësin e talebanëve dhe e intervistoi atë.

Telefonata erdhi në momentin kur presidenti Afgan Ashraf Ghani u largua nga vendi, pasi forcat talebane hynë Kabul.

Yalda Hakim, e lindur në Afganistan, u shfaq e befasuar, por e trajtoi me qetësi “surprizën” dhe vijoi intervistën me zëdhënësin e talibanëve vetëm disa orë pasi ata morën edhe Kabulin.

Prezantuesja tha: “Okej, kemi zëdhënësin e talebanëve Shail Shaheen në linjë. Zoti Shaheen, a më dëgjoni?”

Pasi ai konfirmoi se dëgjonte, menjëherë filloi të mbante një fjalim në të cilin premtonte “paqe”.

“Nuk duhet të ketë ndonjë konfuzion, ne jemi të sigurt se qytetarët nga Afganistani në qytetin e Kabulit, pronat e tyre dhe jeta e tyre janë të sigurta. Nuk do të ketë hakmarrje ndaj askujt. Ne jemi shërbëtorë të njerëzve dhe të këtij vendi. Udhëheqja jonë ka udhëzuar forcat tona të qëndrojnë në portën e Kabulit, të mos hyjnë në qytet. Ne jemi duke pritur një transferim paqësor të pushtetit”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.